Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptaret!

217
0
Share:

Kalendari I festimeve tradicionalisht përfshin edhe këtë vend simbol të qëndresës, vendi I prehjes së eshtrave të atyre që jetuan e dhuruan jetën për këtë liri. Sa shumë përpjekje të mundimshme, luftëra të pergjakshme, pushtete skllavëruese zaptuan tokën e shqipeve.

E vuajtëm gjatë pafuqishmërinë për të qënë zot të vetës e për të drejtuar nën një flamur e me një gjuhë shtetin tonë. Nëntori i dytë i lavdishëm me shpalljen e lajmit aq të dëshiruar i dha udhë Shqipërisë së Pavarur.

Shpallja e Pavarësisë sic historia na dëshmon nuk ishte pikëmbërritja por një pikënisje e re në kërkim të lirisë, mirëqënies, njohjes dhe forcimit të shtetit.

Jemi shumë mirënjohës atyre burrave e grave, djem e vajzave që u flijuan në rrugën e pavarësisë dhe për të gjithë ato që në këto 103 vite janë marterizuar për të vërtetën e binomin “Fe e Atdhe”.

Rruga deri tek Varrezat e Rrmajt, muri janë shenja të një besnikërie e një dashurie që shkon në kufijtë e flijmit për t’u bërë dëshmi e brezave se pa liri, pa Zot, pa dinjitet nuk mund të jetohet e të përparohet. Nderojmë sot kujtimin e shumë klerikëve dhe jo vetem si Karl Poten, Jak Sarreqi, Lazer Mjeda, Dom Ndoc Nikaj, Hil Mosi, Nikoll Kacorri, Risto Siliqi, Dom Ndre Mjeda, shum figura të tjera të cilët ishin kyc në rrugën drejt pavarësisë dhe mbrojtjes së gjuhës shqipe.

Dita e sotme duhet të jetë para së gjithash një ditë reflektimi dhe nderimi. Nderimi më i madh që ju bëjmë atyre dhe atdheut tone është puna jonë e përbashket për të promovuar vlerat e virtytet dhe mbi këto themele të cojmë para konsolidimin e shtetit në institucione të pavarura dhe demokraci funksionale.

Papa Francesku me 21 shtator na nxiti që me shembullin e martirëve, të dijmë t’i themi “jo” idhujtarisë së parasë, “jo” lirisë së rreme individualiste, “jo” varësive e dhunës; e t’i themi “po” kulturës së takimit e të solidaritetit, “po” bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta; “po” jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla.

Kështu, do të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë e një botë mëtë mirë”.

Zoti e shpërbleftë mundin e tyre,

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptaret!

– Dom Artur Jaku

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.