Shpalljet e famullise (14-20 dhjetor)

256
0
Share:
Me 19 dhjetor, diten e
shtune, do te jete hapja e Deres se Shenjte ne Shenjtnoren e Zojes se
Keshillit te Mire.- Diten e hene, 14 dhjetor, eshte perkujtimi liturgjik i Shen Gjonit te
Kryqit.

Duke filluar nga dita e hene, 14 dhjetor, ne kuader te Vitit te Meshires, ne
menyre qe te pergatitemi sa ma denjesisht per ta marre dhuraten e hirit te Zotit, ne Katedrale cdo dite, paradreke 9:00 – 12:00 dhe mbasdreke 15:00 –
17:00 do te kete rrefime.- Nga dita e merkure, 16 dhjetor, ne Katedrale do te filloje Nentediteshi i
Krishtlindjeve, e udhehequr nga Arqipeshkvi jone. Mesha e nadjes gjate ketij Nentediteshi do te kremtohet ne ora 6:30. Jane te gjithe te ftuar per te marre
pjese gjate ktyne diteve e ne vecanti te rinjte..

– Ju bajme thirrje te gjitha cifteve qe gjate vitit te ardhshem deshirojne
te lidhin Kuroren Shenjte te Marteses, qe te paraqiten prane Zyres se
Famullise tek Katedralja, qe pervec se te marrin informacionin e duhur per
procedurat qe duhet te ndiqen paraprakisht per martesen ne Kishe, te bajne edhe regjistrimin e nevojshem per te filluar pergatitjen e detyrueshme per
lidhjen e marteses. Nuk mund te lidhet Kurora Shenjte pa kete ecje te
detyrueshme te njohjes se detyrave dhe sfidave me te cilat cifti perballet
gjate jetes martesore.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.