Dita e dytë. “Jezus është Pasardhesi i Abrahamit”

195
0
Share:

Dita e dytë. “Jezus është Pasardhesi i Abrahamit”

17 dhjetor – Të përbujmë shtegtarët

 

Leximi i parë   Zan 49, 2.8-10 – Psalmi Përgjegjës   prejPsalmit 71  – Ungjilli   Mt 1, 1-17

 

Në këtë ditë të dytë të Nëntëditëshit si përgatitje për Krishtlindjen e Shenjtë, ashtu si edhe në të gjithë Kohën e Ardhjes, Liturgjia e Fjalës na fton të bëjmë një përpjekje të vogël për të hyrë në përmasën e pritjes sepse ajo, përveçse për festën e Krishtlindjes, na përgatit edhe të presim e të dëshirojmë kthimin e lavdishëm të Jezusit që do të realizojë shëlbimin të cilin e ka përuruar duke lindur prej Marisë.

Mjerisht, nuk i japim shumë rëndësi kësaj përmase të pritjes: mendojmë se gjithçka zgjidhet në këtë jetë ose në cakun e Parajsës. Pra, kemi nevojë për ta bërë këtë përpjekje që të stërvisim dëshirën tonë dhe pritjen tonë.

Leximi i parë, sikurse edhe ungjilli, na bëjnë të hyjmë në këtë përmasë. Në leximin e parë Jakobi shikon të ardhmen e bijve të vet. Pjesa që dëgjuam i referohet veçanërisht të ardhmes së Judës: historia e tij do të jetë e lidhur ngushtë me atë të ardhjes së Mesisë.

Kështu Ungjilli i Mateut, ndërsa e identifikon Mesinë – Krishtin – me Jezusin, e vendos atë menjëherë brenda një gjenealogjie që e çon madje deri te Abrahami, Patriarku i zanafillës së popullit endacak të Izraelit, dhe pra brenda pasardhësi së së Jakobit, të cilit i referohet pjesa e Zanafillës që dëgjuam. Qëllimi i Mateut është me siguri ai që të tregojë se pritjet e popullit të Izraelit në lidhje me Mesinë më në fund janë realizuar në personin e Jezusit.

Ndoshta, të ndihmuar prej këtyre leximeve, e kuptojmë më mirë se çfarë do të thotë “pritje”; dhe kuptojmë edhe nevojën e “dëshirës” që të mund të presim ardhjen e Zotërisë. “Dëshira” është një përmasë e rëndësishme e përshpirtërisë së krishterë. Vetë Jezusi, para se të bënte çfarëdo mrekullie, mbështetet në dëshirën dhe pastaj kalonnë kërkesën e fesë në të. Pra, “të dëshiruarit” është njëkalim themelor për të arritur në fenë e vërtetë.

Pyes veten dhe ju pyes edhe ju: A e dëshirojmëZotërinë? A e dëshirojmë ardhjen e tij? Kur themi: “Eja, o Zot Jezus”, ose “…presim ardhjen tënde”, ose në besojmën“do të vijë për të gjykuar të gjallët e të vdekurit”, a e besojmë këtë realisht dhe, sidomos, a e dëshirojmë? A besojmë se kthimi i Jezusit do të jetë realizimi i plotë i shpresave tona, i pritshmërive tona për një botë më të mirë, për një jetë lumturie të amshuar? Nëse nuk është kështu, jemi duke gabuar, si dhe kremtimet tona, meshët tona, janëvetëm një iluzion dhe një humbje kohe.

Vëllezër e motra, koha në të cilën jetojmë, pikërisht si ajo e Patriarkëve Abrahami, Isaku e Jakobi, është koha e shtegtimit në një tokë që është vetëm një kalim, nëvetëdijen se atdheu ynë është në qiell: ishim në zemrën e Hyjit para se të krijoheshim dhe tek Ai do të kthehemi pasekzistencës sonë tokësore. Papa Françesku ka përuruarVitin e Shenjtë të Mëshirës që, sikurse të gjithë Jubiletë, parashikon edhe Shtegtimin si shenjë të nevojshme për tëfituar ndjesët. Përse? Pikërisht sepse ai është simbol i jetëssonë në këtë tokë: në ecje drejt Atdheut qiellor.

Kjo më jep rastin për reflektimin e fundit të sotëm, atëmbi veprën e mëshirshme “Të përbujmë shtegtarët”.

Shtegtarët e kohës sonë quhen emigrantë dhe tëimigruar. Braktisja e atdheut nga ana e tyre, do të thotëbraktisje e tokës së tyre, e familjes, e rrjetit të miqësive; vështirësi për të pasur një shtëpi, për të pasur një punë, përtë pasur shkollim për fëmijët, për të pasur ndihmesëshëndetësore, për të pasur marrëdhënie me të tjerët; mbylljenganjëherë në një geto, që shikohet me mosbesim prejpopullsisë lokale dhe, në disa raste, është objekt sulmeshraciste. Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë do të thotë e gjithë kjo, sepse e kemi përjetuar në kurrizin tonë… dheende jemi duke e përjetuar. Një arsye më shumë, kjo, për tëqenë të mëshirshëm me ata që ndoshta do të paraqiten nëdyert e Atdheut tonë apo të shtëpive tona. Por, kur flasimpër emigrimin, duhet të flasim ende për emigrimin e brendëshëm: mijëra familje janë zbritur nga malet ose janëlarguar nga fshatrat the thella në qytete ose në fushat përnjë jete më dinjitoze …duhet ti pranojmë…sa familjembeten ende pa-integruar!..

Bën vepër të mëshirshme ai që angazhohet pranëemigrantëve për t’i ndihmuar që të integrohen dhe të gjejnënjë sistemim dinjitoz si për shtëpi ashtu edhe për punë, si dhe ai që përhap kulturën e mikpritjes, si është zakon tek ne. Por, më lejoni të shtoj edhe se bën vepër të mëshirshme, në kontekstin tonë, ai që punon për të krijuar situata më tëmira jetese të cilat i vënë një argjinaturë ikjes së njerëzveprej Shqipërisë drejt vendeve të tjera ku, shpesh, iluzionipër një jetë më të mirë lë vetëm zhgënjim dhe krijon situata të reja dramatike.

Shumë të dashur, le t’i rishikojmë pritjet tona, shpresattona dhe t’i drejtojmë ato nga Hyji, ku është e vetmjamundësi që të realizohen, sepse ai është Shëlbuesi ynë. Atiji qoftë nder e lavd në shekuj të shekujve. Amen.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.