Shpalljet e Famullise (dt. 21-27 dhjetor 2015)

210
0
Share:

– Vazhdon Nentediteshi i Krishtlindjeve deri ne pritje te Lindjes se Krishtit. Mesha
e nadjes eshte ne 6. 30 ku ne menyre te vecante jane te ftuar te rinjte qe te
marrin pjese. Gjate ketye diteve ne Katedrale do te kete edhe rrefime,
sipas diteve dhe orareve te afishuara ne hyrje te Kishes.

– Duke filluar nga dita e diele 20 dhjetor, per tre dite me radhe, nga ora
17. 00 – 19. 00, ne sheshin para Katedrales, Famullia e Shen Shtjefnit ne
bashkepunim me grupet animatore te femijeve dhe te rinjve, por edhe me gjere,
organizojne “Krishtlindje ne qytetin tim”. Te gjithe se bashku te
bashkendajme gezimin e festes qe po afron duke i transmetuar te gjitheve
Lajmin e Mire te Lindjes se Krishtit.

– Diten e merkure, 23 dhjetor, ora 17. 00 ne Katedrale, do te jete koncerti
tradicional i Krishtlindjes.

– Mesha e Vigjiljes se Krishtlindjeve ne Katedrale do te kremtohet diten e
enjte, 24 dhjetor, ora 22. 00. Lutemi qe te mos perdoren fishekzjarre e
kapsolla, sepse ato e prishin kremtimin dhe paqen e kesaj nate.

– Diten e premte, 25 dhjetor, eshte e kremtja e Lindjes se Jezusit. Eshte
feste e urdhnueme dhe meshet ne Katedrale jane: mesha e pare ne ora 7. 30,
mesha solemne ne ora 10. 00 dhe mesha e pasdrekes ne ora 16. 00.

– Diten e shtune, 26 dhjetor, eshte festa e Shen Shtjefnit, martirit te pare
dhe Pajtorit te Famullise sone. Meshet per kete dite jane: ne Katedrale, ora
7. 30 dhe mesha solemne e udhehequn nga Arqipeshkvi, pasdreke ne ora 16.
00.
Ne Kalane Rozafa, Mesha do te jete ne ora 11. 00. Ne ora 10. 30 nga Kisha
Katedrale do te niset nje autobus ne dispozicion te besimtarve qe deshirojne
te marrin pjese ne kete kremtim.

– Ne perkujtim te 75 vjetorit te vdekjes se At Gjergj Fishtes, ne sallen
Kardinal Mikel Koliqi, diten e shtune 26 dhjetor dhe diten e diele, 27
dhjetor, ora 18. 00 do te shfaqet “Satire me Fishten”. Ju ftojme te
bashkendajme momente te bukra me materiale te ksaj figure te madhe.

– Te dielen e ardhshme, 27 dhjetor, do te kremtojme diten e Familjes
Shenjte. Me kete rast, duke dashur te ndjekim shembullin e mire te Familjes
Shenjte te Nazaretit, jemi te ftuar qe te marrim pjese ne Katedrale duke
filluar ne ora 15. 00 ku do te bashkendajme momente te bukura reflektimi te
familjeve tona, per te vazhduar me pas ne ora 16. 00 me Meshen Shenjte
kushtuar Familjes.

Krishti e mbushte zemren e familjen tuaj me paqe e bekim. Per shume mot
Krishtlindjen!

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.