Dita e gjashtë: Jezusi, Mesia, dhuron Shpirtin Pararendesit.

241
0
Share:

Dita e gjashtë: Jezusi, Mesia, dhuron Shpirtin Pararendesit.

 

21 dhjetor – Veprat e meshirshme: Të varrosim të vdekurit – T’i lutemi Hyjit për të gjallët e për të vdekurit.

Leximi i parë Sof 3, 14-18 – Psalmi Përgjegjës   prej Psalmit 32
- Ungjilli   Lk 1, 39-45

 

Përvjetori i përvitshëm i lindjes së Jezusit po afrohet dhe, edhe leximet biblike të Meshës na ndihmojnë të zhvillojmë në ne një qëndrim tjetër shumë të rëndësishëm që, gjithmonë, duhet ta karakterizojë jetën e të krishterit dhe që Papa Françesku e përsërit vazhdimisht: hareja, gëzimi.

Ftesa e Sofonisë profet që dëgjuam është e qartë: duhet të këndojmë, të galdojmë, të brohorasim sepse prania e Zotit në mesin e popullit të vet do të thotë se ai ka gjetur hir para syve tëtij, është falur dhe është liruar prej dënimit. Jo vetëm kaq, por profeti arrin t’i atribuojë Hyjit të njëjtat qëndrime të besimtarit: pasi t’i japë hirin popullit, edhe Hyji do të galdojë e do të bërtasë prej gëzimit.

Të njëjtën dinamikë e gjejmë në pjesën ungjillore të takimit mes Marisë dhe Elizabetës. Me arritjen e Hyjit fëmijë, miku i dhëndrit, Gjoni, kërcen prej gëzimit në kraharorin e nënës së vet Elizabetës e cila, nga ana e vet, galdon duke e shpallur “të lume” Nënën e Zotërisë. Por lëvizja nuk përfundon këtu, sepse nesër do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi galdimin e Marisë nëShpirtin Shenjt nëpërmjet Këngës së saj Magnificat.

A nuk ju duket se e gjithë kjo është zemra e mesazhit të Jubileut që jemi duke jetuar? Hyji i jep hirin popullit, populli galdon dhe gëzimi i tij bëhet vetë gëzimi i Hyjit. Si të themi se Hyji dëshiron të na shohë të gëzueshëm… gjithmonë.

Pra, ai i haresë, i gëzimit, është një qëndrim i krishterë shumëi rëndësishëm. Ai nuk duhet të mungojë kurrë, por duhet ta shoqërojë ekzistencën e të krishterit gjithmonë. Po si është e mundur të jemi gjithmonë të gëzueshëm nëse jeta na rezervon edhe situata dramatike në të cilat është shumë e vështirë të jemi të gëzueshëm?

Sigurisht, lumturia nuk lind, siç na thotë bota, prej zotërimit dhe gëzimit të të mirave tokësore, sepse këto kalojnë dhe lënë trishtim e pakënaqësi. Madje, mund të ndodhë t’i dëshirojmë shumë këto të mira, por të mos mund t’i kemi dhe kjo do të na bënte persona të depresionuar. Thuhet se depresioni është sëmundja më e rëndë e kohës sonë. Ndërsa Jezusi na premton gëzimin, sepse lumturinë e vërtetë do ta gjejmë vetëm në Parajsë.

Gëzimi është qëndrimi i atij që e di se është i dashur dhe i falur; i atij që në fund të ditës së vet e di se ka bërë gjithçka ishte e mundur për të jetuar sipas urdhërimit të dashurisë. Ai lind prej fesë, që do të thotë lëshim me besim në duart e Hyjit Atë të kujdesshëm i cili i do bijtë e vet dhe nuk i braktis kurrë në mes të vështirësive sepse ai sheh gjithçka, di gjithçka dhe e rregullon gjithçka për një të mirë më të madhe, siç kemi thënë të shtunën në reflektimin tonë.

Por kujdes, nuk jemi duke thënë se i krishteri duhet të jetë njëi pamend apo një person i pandjeshëm! Vuajtjet na prekin sikurse të gjitha qeniet e tjera njerëzore, por i krishteri ka mjetet e nevojshme të fesë për të kapërcyer rrethanat e vështira të jetës me një guxim dhe me një kthjelltësi që të tjerët nuk do të mund ta kenë kurrë nëse nuk janë të udhëhequr nga një motivim më i lartë. Motivimi ynë është feja! Dhe feja, shumë të dashur, është e nevojshme për të vënë në praktikë dy veprat e mëshirshme, njëtrupore dhe një shpirtërore, për të cilat duam të flasim sot: Të varrosim të vdekurit dhe T’i lutemi Hyjit për të gjallët e për të vdekurit.

Para së gjithash mëshira duhet përdorur për ata që janë duke vdekur: duhet t’i ndihmojmë vëllezërit e motrat që të vdesin mirë, që të përgatiten për takimin me Zotin, duke ua paraqitur si atë dhe mik, nëpërmjet lutjes dhe marrjes së Sakramenteve. Kështu, të presim momentin e fundit për të dhënë Vajimin e të sëmurëve, nuk i ndihmon aspak që të përgatiten për takimin me Zotin. Ta thërrasim në kohë meshtarin për të ndihmuar në kalimin drejt bashkimit përfundimtar e të lavdishëm me Hyjin.

Po i lejoj vetes këtu që të porosis një kujdes më të madh përvarrezat e krishtera: të mos kufizohemi duke i mbajtur pastër vetëm kur arrin muaji i nëntorit, por secili të kujdeset për varrin e njerëzve të vet të dashur gjithmonë, gjatë gjithë vitit, duke e pastruar prej barërave të këqija e prej pisllëkut dhe duke e lënë në rregull gjithë zonën e varrezave, duke vendosur mbeturinat nëmbajtëset e caktuara. Edhe nga kjo tregohet respekti për të vdekurit tanë. Vepra e shtatë e mëshirshme e shpirtit na fton t’i drejtojmë Hyjit një lutje krejt të veçantë që e kemi shumë përzemër, pra lutjen dhe ndërmjetësimin në dobi të të gjallëve dhe tëtë vdekurve. Të lutemi për njëri-tjetrin është një detyrë dashuri edhe na ndihmon të ndihemi pjesë e një trupi të vetëm: Kishës. Lutemi për të kërkuar, por edhe për të falënderuar dhe për të lëvduar. Pas reflektimit të lidhur me leximet e kësaj dite të Nëntëditëshes së Krishtlindjes, ka edhe një mënyrë të fundit me të cilën mundemi dhe duhet të lutemi: galdimi në Shpirtin Shenjt.

Vëllezër e motra, në përfundim po ju drejtoj sot të njëjtën ftesë që Papa Françesku na e drejton vazhdimisht: jini të gëzueshëm sepse një i krishterë i trishtuar nuk i jep kurrë një dëshmi të mirë Krishtit.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.