Dita e tetë: Gjon pagëzuesi përgatit rrugën Zotit

168
0
Share:

Dita e tetë: Gjon pagëzuesi përgatit rrugën Zotit

23 dhjetor – Vepër e mëshirshme: Të qortojmë mëkatarët

Leximi i Parë Ml 3, 1-4.23-24
- Psalmi Përgjegjës prej Psalmit24
- Ungjilli Lk 1, 57-66

Të martën e javës së tretë të Ardhjes, pra javën e kaluar, kemi dëgjuar Jezusin në Ungjill që na fliste për ardhjen e Elisë, duke iu përgjigjur krerëve të farisenjve dhe pleqve të popullit. Dhe ishte i qartë referimi në profecinë e Malakisë profet që e dëgjuam në leximin e parë dhe në identifikimin e Elisë me Gjon Pagëzuesin, për lindjen dhe vendosjen e emrit të të cilit na tregon sot Luka ungjilltar. Shpesh, gjatë kësaj Nëntëditësheje, edhe pse vetëm kalimthi, e kemi drejtuar vëmendjen dy elementeve themelore që sot do të doja t’i merrja si përmbajtje të meditimit tonë: thirrja dhe misioni. Bëhet fjalë për dy elemente që ecin së bashku sepse kur Zoti thërret e bën këtë gjithmonë për t’i besuar dikujt një detyrë, një mision të veçantë.

Prej faqeve të para të Biblës deri te Ungjijtë mund të gjejmë një bashkëjetesë mes këtyre dy elementeve: tregimi i thirrjeve biblike është gjithmonë i hapur ndaj një misioni që Hyji jep në dobi të popullit të vet. Na vjen të pyesim nëse jemi të vetëdijshëm për faktin se të gjithë ne hyjmë në këtë kategori të “të thirrurve”. Prej thirrjes në ekzistencë deri në thirrjen e fundit për takimin me Të, Zoti e mbush ekzistencën tonë me thirrje të vogla të përditshme dhe me thirrje të mëdha me të cilat lidh gjithmonë një Mision. Mund të bëhet fjalë për një detyrë në dobi të shoqërisë, sikurse puna dhe studimi, por mund të bëhet fjalë edhe për detyra specifike qëduhen kryer në bashkësinë e krishterë si meshtarë, rregulltarë, si të martuar dhe si laikë të angazhuar. Cilado thirrje kërkon një përgjigje që, për të krishterin nuk është një optional (një zgjedhje sipas dëshirës) por një detyrë. Etërit e Koncilit na thonë se “Hyjit që thërret njeriu duhet t’i përgjigjet me dëgjesën e fesë”, pikërisht sipas shembullit të thirrjeve të mëdha biblike.

Kështu, Gjon Pagëzuesi që i është përgjigjur thirrjes së vet me kryerjen e detyrës së vet si profet i fundit i Mesisë, duke i ftuar të gjithë në kthim dhe në pajtim. Cila është thirrja jonë? Në çfarë përbëhet misioni ynë? Ështënjë pyetje që të gjithë duhet t’ia bëjmë vetes dhe në të cilën duhet të kërkojmë ndihmë nga dikush që është më përpara se ne në ecjen e fesë. Sa bukur do të ishte sikur pas derës së famullitarëve të kishte gjithmonë një radhë të gjatë personash që presin të flasin me të për ta pyetur: “Çfarë do Zoti prej meje?” (të gjithë ne do të duhej ta jetonim drejtimin shpirtëror!); dhe nëse në lutjen tonë të mëngjesit, sapo të zgjohemi, ta pyesnim Zotin: “Çfarë do që unë të bëj?”. Ndërkohë, kemi një vepër të mëshirshme të shpirtit për të bërë, pikërisht sikurse Gjon Pagëzuesi: të qortojmë mëkatarët. Dallohen dy lloje qortimesh: njëri atëror që e bën ai që ka autoritetmbi fajtorin dhe ka qëllim, jo vetëm ndreqjen e atij që ka gabuar, por edhe të mirën e përbashkët. Është një detyrë drejtësie, sidomosnëse të metat janë të tilla që trazojnë paqen dhe sjellin çrregullimnë të gjithë bashkësinë. Lloji i dytë i qortimit quhet “qortim vëllazëror”, të cilin, me urdhër të vetë Jezu Krishtit, e ka për detyrë ta bëjë çdo i krishterë.

Jezusi thotë se nëse vëllai gabon duhet ta qortojmë në fshehtësi; nëse nuk dëgjon, duhet ta qortojmë m para dy dëshmitarësh dhe nëse nuk dëshiron kurrsesi të ndreqet, duhet ta qortojmë para bashkësisë. Ky qortim vëllazëror duhet të bëhet edhe për hatër tëdashurisë së krishterë, sepse nuk ekziston dashuri më e madhe se sa të duam të mirën dhe shëlbimin e vëllezërve tanë. Si të qortojmë? Gjithmonë me dashuri, maturi dhe në momentine përshtatshëm. Me dashuri do të thotë pa zemërim dhe pa dhunë, por me qëllimin e vetëm që të bëjmë të mirën atij që ka mëkatuardhe ta shpëtojmë atë prej fajit. Me maturi do të thotë të jemi tëkujdesshëm ndaj karakterit të tij dhe ndaj gjendjes së tij, dukepërdorur mënyrat më të përshtatshme. Në momentin e përshtatshëm do të thotë të zgjedhim vendin dhe kohën më tëpërshtatshme, por edhe fjalët e duhura që mund të jenë të forta apo të ëmbla, por edhe duke u lutur për atë person. Në pjesën më tëmadhe të rasteve lutja dhe ëmbëlsia mund të bëjnë gjithçka dhe i zbusin edhe zemrat më të ngurta. Sot, në veçanti, ta falënderojmë Zotin për dhuratën e thirrjes qëtë gjithë ne e kemi marrë, të lutemi që sidomos të rinjtë tazbulojnë thirrjen e tyre dhe t’i përgjigjen asaj me bindje e dashuri; dhe le të marrim angazhimin e një dashurie të madhe ndaj tëafërmit që shohim në mëkat, duke kërkuar prej Zotit për të dhe përvete hirin e kthimit dhe forcën e ëmbëlsinë e nevojshme për tëqenë edhe ne, sikurse Gjon Pagëzuesi, të aftë që të sjellim paqendhe t’i përgatisim udhën Zotit që po vjen.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.