​“FITO MBI INDIFERENCËN DHE ARRIJE PAQEN”

259
0
Share:

 

 

​“FITO MBI INDIFERENCËN DHE ARRIJE PAQEN” kjo është tema e ditës XLIX Botërore për Paqen. Falënderojmë Papa Françeskun  për këtë mesazh, që Ai e dergon Kishave dhe Krereve te Shteteve e të Qeverive edhe të Pergjegjesve të Besimeve Fetare për të kujtuar vlerën thelbësore të paqes dhe nevojën për të vepruar pa u lodhur për ta arritur atë.

Papa Françesku na fton që të fitojmë mbi indiferencën dhe të bëjmë “gjeste vëllazërie ndaj atyre që janë afër nesh”. Papa u drejton “një thirrje urgjente të gjithë burrave dhe grave vullnetmirë, si dhe të gjithë atyre që, nga afër apo nga larg, edhe në nivelet më të larta të institucioneve, që të përmirësojmë realitetin  në të cilën jetojmë: duke u nisur nga Familja e vet, nga fqinjët dhe me ambjentet e punës”

​Problemet e medha që janë në botë si: luftrat, veprime terroriste, përdjekjet për motive etnike apo fetare, që kanë marrë tiparet e asaj që mund të quhet “lufta e tretë botërore vende-vende”, nuk duhet që na humbim shpresën që njeriu e njerëzimi, me ndihmen e Zotit, mund të tejkalojë te keqen.

Hyji nuk është indiferent! Njerëzimi është i rëndësishëm për Hyjin, Hyji nuk e braktis kurr! “Forma e parë e indiferencës në shoqërinë njerëzore është ajo ndaj Hyjit, prej të cilës buron edhe indiferenca ndaj të afërmit dhe ndaj krijimit”…çfarë dallimi: Hyji nuk është indiferent ndaj njeriut por njeriu bëhet indiferent ndaj Hyjit!

Njeriu mendon se është autori i vetes së vet, i jetës së vet dhe i shoqërisë; ai ndihet i vetëmjaftueshëm dhe synon jo vetëm ta zëvendësojë Hyjin, por edhe të bëjë krejt pa të…Dhe Pali VI kishte pohuar se «nuk ka një humanizëm të vërtetë nëse nuk është i hapur ndaj Absolutit…” dhe materializmi praktik shkakton indiferencën që çon mbyllje, mosangazhim dhe corrupsionin, që është rrënjosur thellë në shoqërinë si një kancer shoqëror që rritet, thotë papa Françesku.

Korrupsioni, që është edhe në Shkodër, është shenjë e mungesës së humanizmit dhe e pangopsisë! Le të kthehemi te Zoti, pavarësisht nga feja, dhe do të bëhemi të gjithë më human.

“Paqja është një dhuratë e Hyjit dhe vepër njerërore. Paqja është dhuratë e Hyjit, e cila është besuar të gjithë burrave dhe grave, që janë thirrur ta realizojnë atë”

Të dashur, në këtë vit Jybilar të Mëshirës të fitojmë indiferemcën dhe të bëhemi më të mëshirshëm. Viti i ri, me hirin e Hyjit, le të jetë vit paqeje për çdo njeri, për ato familje që vuajnë për mungesën e paqes, për ato familje që kanë pësuar vrasjet në këto ditet e fundit,  për Shkodrën, për Shqipërinë, për Tokën e Shenjtë, për Sirinë, Irakun dhe për 50 kombe ku ka luftë dhe për të gjithë botën.

​Nga zemra ju falënderoj të gjithëve për pranim dhe uroj që të gjithë të gëzojmë paqen dhe të japim me bujari paqen dhe mëshirën.

Përshumëvjet!

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.