Shpalljet e Famullisë (dt. 25-31 janar 2016)

431
0
Share:
  • Nesër, e dielë, dt. 24 janar është e Diela e Tretë e Vitit dhe njëkohësisht është edhe përkujtimi liturgjik i Shën Franceskut të Salesit.
  • Ditën e hënë, 25 janar është festa e kthimit të Shën Palit Apostull.
  • Ditën e enjte, 28 janar është përkujtimi liturgjik i Shën Tomë Akuinit.
  • Të dielën që vjen, dt. 31 janar, është përkujtimi liturgjik i Shën Gjon Boskos. Në qytetin tonë janë të pranishëm Etërit dhe Motrat Saleziane, bijtë e Shën Gjon Boskos, si dhe është Kisha e kushtuar këtij shenjti. Po këtë ditë, në përmbyllje të aktiviteteve të 25 vjetorit të Meshës së Parë, Famullia e Shën Shtjefnit organizon promovimin e librit “Nëntori i Bardhë”, monografi mbi 25 vjetorin e Meshës së Parë Publike. Libri është konceptuar të trupëzojë të gjitha nismat, projektet e zhvilluara në kuadër të këtij jubileu, ku dy me të rëndësishmit ishin rikonstruksioni i Kapelës e Murit Rrethues të Vorreve të Rrmajt dhe projekti i Oborrit të Katedrales. Më pas, do të bëhet rivendosja e Shtatores së Lirisë në oborrin e Katedrales. Skulptori Agim Rada i dhuron popullit të Shkodrës skulpturën e parë antikomuniste që do të rivendoset në oborrin e rikonceptuar, në një ambjent të hapur për publikun. Kjo ditë do të kulmojë me dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, Arqipeshkvisë Metropolitane Shkodër-Pult, për kontributin e saj në rritjen shpirtërore dhe harmoninë fetare gjatë 25 vjetëve.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.