Dita e parë: “EJA O ZOT JEZUS E NA VIZITO”

165
0
Share:

16 dhjetor – T’u japim për të ngrënë të uriturve. / T’u japimpër të pirë të eturve. / Të veshim të zhveshurit

 

Leximi i parë  Is 45, 6-8. 18. 21-25 – Psalmi Përgjegjës  ngaPsalmi 84
- Ungjilli   Lk 7, 19-23

 

Vetëm pak ditë më parë kemi hapur Portën e Shenjtë dhekemi përuruar Vitin e Shenjtë të Mëshirës gjatë të cilit na jepetmundësia të sodisim mëshirën e Hyjit, por edhe ta bëjmë toninkëtë qëndrim dhe ta praktikojmë atë. Bota ndien nevojën e Mëshirës për të ndryshuar, por mundemi vetëm të ndryshojmëvetveten në mënyrë që të ndryshojë bota; dhe mund ta bëjmë këtëvetëm duke mësuar prej Hyjit qëndrimin themelor të mëshirës.

Gjatë kësaj Nëntëditësheje të Krishtlindjes, përveçse tëshqyrtojmë atë që do të na thotë Fjala e Zotit e çdo dite, do tëreflektojmë edhe mbi 7 veprat e mëshirshme të trupit e të shpirtit: Papa na kujton se “sa herë që një besimtar do të jetojë” njërën prejveprave të mëshirshme të shpirtit apo të trupit “personalisht do tafitojë me siguri ndjesën jubilare”.

Isaia profet na flet për dëshirën e Hyjit që të rivendosëdrejtësinë mbi tokë dhe t’i japë shëlbimin jo vetëm popullit tëIzraelit që, në atë moment historik, gjendej i mërguar në Persi, por të gjithë popujve të tokës. E vetmja gjë që kërkon Hyji është që tëgjithë t’i drejtohen Atij. Pra, Isaia na flet për një Hyj të drejtë qëpremton shëlbimin. Duke rilexuar këtë pjesë, Kisha ka parë atygjithmonë figurën e Mesisë së pritur prej Popullit të Izraelit, tëShuguruarin e Hyjit të dërguar për të shëlbuar popullin; dhe shënPali i ka përdorur këto fjalë të Isaisë për të treguar se Mesia ishteJezusi.

Në Ungjill e gjejmë Jezusin duke u marrë me një problem tëmadh: e pyesin se çfarë lloj Mesie është ai (sepse pritshmëritëishin ato të një Mesie të fuqishëm). Jezusi e shoqëron përgjigjen e vet me shenjat e mëshirës. Kështu, Ai mëson se Hyji shëlbon me mëshirën dhe jo me dëftimin e forcës. Hyji, në mëshirën e vet, lejon që e mira dhe e keqja të bashkëjetojnë, por na ka dhënëaftësinë t’i dallojmë këto dy gjëra dhe të orientohemi nga e mira. Hyji e mposht të keqen me kryqin, duke e marrë atë mbi vete përta shkatërruar. Kështu, prej Jezusit mësojmë se duke kryer veprate mëshirshme jemi duke luftuar të keqen dhe duke realizuar njëbotë më të drejtë e vëllazërore. Le t’i analizojmë tri të parat.

T’u japim për të ngrënë të uriturve na kërkon para sëgjithash që të hapim sytë para urisë dhe varfërisë së botës: së botëssë nënzhvillimit, ku uria do të thotë jo vetëm mungesë e ushqimit, por edhe pamundësi për t’u kujdesur për shëndetin, për t’u shkolluar, për të pasur një punë dhe të ardhura; varfëri e vendittonë, ku gjithashtu ekzistojnë raste dhe dukuri të varfërisë e tëmënjanimit.

Nuk mjafton një gjest i rastësishëm mëshire: duhet tëmësojmë një stil jete ku të verifikojmë zakonet tona, dukeshmangur gjithçka që është e tepërt për t’ua destinuar atë tëvarfërve; një stil të përbërë prej bashkëndarjes, prej bashkimit me të tjerët. Në të vërtetë, mëshira e Krishtit, së cilës i referohemi, nëfe, ka qenë dhe është bashkëndarje.

T’u japim për të pirë të eturve është një vepër që mund tapërkufizojmë si një vepër të mëshirshme ndaj botës së krijuar dhe, prandaj edhe ndaj vetvetes, duke mësuar që t’i administrojmë mëmirë konsumet, të ruajmë mjedisin, të mos i ndotim shtresat ujore, të mos e ndotim atmosferën për të shmangur ato katastrofamjedisore që mund të na shkatërrojnë.

Shqipëria është një tokë e pasur me ujë, por problemi i mungesës së ujit ndihet shumë në anë të tjera të botës, sikurse nëAfrikë; dhe jo sepse natyra nuk i ka pajisur ato vende me burimeuji, por sepse vepra egoiste e njeriut ka çuar në shkretizimin e shumë zonave, duke ndikuar edhe në klimën. Prandaj duhet tëkemi shumë kujdes.

Të veshim të zhveshurit është një vepër e mëshirshme qëkërkon gjithmonë bashkëndarjen për t’i shkuar në ndihmëmjerimit të të afërmit: të blejmë e t’i dhurojmë një veshje, këpucëatij që është pa to. Por ka lakuriqësi që kanë lidhje me mungesën e një pullazi. Në të gjitha qytetet e mëdha (edhe këtu te ne) ka persona që jetojnë në baraka të vërteta: lagështirë që përçudnon e konsumon, mungesë shërbimesh higjienike, bashkëjetesë e përzierpër arsye të vogëlsisë së mjediseve, rrezik sëmundjesh infektive. Bamirësia në këto raste duhet të veprojë e lidhur ngushtë me drejtësinë dhe duhet të kthehet në angazhimin politik në mënyrëqë e drejta për shtëpi të jetë një realitet për çdo njeri.

Thirrjen e popullit në leximin e parë: “Vesoni, o qiej, prej sëlarti vesoni edhe retë le të rigojnë drejtësinë; le të hapet toka e le ta lindë Shëlbuesin, bashkë me të të lulëzojë drejtësia” Kisha sot e bën të vetën; dhe me fjalët e psalmit shpreh shpresën e vet: “Mëshira dhe e vërteta do të përpiqen, drejtësia e paqja do tëmerren ngrykë. E vërteta do të mbijë nga toka e drejtësia do tëshikojë prej qiellit”.

Ashtu qoftë.

 

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.