Dita e tretë: Jezus, Mesia, është Biri i Davidit

168
0
Share:

Dita e tretë: Jezus, Mesia, është Biri i Davidit

18 dhjetor – Veprat e meshirshme: Të vizitojmë të sëmurët – Të ngushëllojmë të vuajturit

Leximi i parë  Jer 23, 5-8 – Psalmi Përgjegjës  nga Psalmi 71 – Ungjilli Mt 1, 18-24

Pritjen dhe shpresën e popullit të Izraelit mbi të cilat kemireflektuar dje, sot i shohim të realizuara në garancinë që engjëlli i jep Jozefit.

Hyji nuk kufizohet vetëm duke ndërhyrë për ta shëlbuar popullin e vet, por hyn në historinë e popullit duke u bërë “Hyji-me-ne”. A e shihni? Hyji shkon përtej çdo pritshmërie: pritjet tona, shpresat tona realizohen më shumë dhe më mirë se sa kishim parashikuar. Mjafton të rilexojmë historinë biblike për ta kuptuar gjithë këtë, por edhe historinë tonë personale dhe sigurisht do tëgjejmë aty momente në të cilat Hyji ka ndërhyrë më shumë dhemë mirë.

Edhe profeti Jeremia nuk kufizohet duke identifikuar në mbretin Sedeci (emri i të cilit do të thotë “Hyji është drejtësia ime”) një shpëtimtar të mundshëm, por shkon shumë më tej dhe, në profecinë e vet, e ndryshon emrin e tij, duke e bërë atë “Hyji është drejtësia jonë”. Kjo do të thotë se vetë Hyji do të kujdeset për popullin e vet, meqenëse mbretërit e kishin tradhtuar besëlidhjen e etërve. Ky “pinjoll i drejtë” për të cilin flet profeti është pikërisht Jezusi.

Edhe ky qëndrim i Hyjit bëhet për ne sot rast reflektimi dhe verifikimi të jetës sonë. Ai bëhet i afërm për secilin prej nesh: është Samaritani i Mirë i vërtetë i njerëzimit. Nuk kufizohet duke u interesuar për ne, por na merr mbi shpatullat e veta dhe kujdeset personalisht për lëngatat tona duke i bërë të vetat. A nuk ju duket se, përveçse një përshkrim i veprimit të Hyjit, kjo është edhe një metodë që na sugjerohet? Nga ana tjetër, vetë Jezusi në përfundim të shëmbëlltyrës së Samaritanit të Mirë thotë: “Shko e bëj edhe ti kështu!”. Ja se si e shëlbon Hyji botën! Ai dëshiron të na bëjë të përjetojmë mëshirën e tij, kështu që edhe ne ta përhapim atë përreth nesh dhe sa më shumë njerëz të mund ta përfitojnë atë. Prej këtu kuptohet edhe se, në Kishë, veprat e bamirësisë dhe veprimi misionar ecin së bashku, nuk mund të shkëputen kurrë.

Edhe sot pyes veten dhe ju pyes ju: a ndiejmë se, si Kishë, jemi populli i ri i besëlidhjes? A kujdesemi për ata që kanë nevojë të përjetojnë mëshirën e Hyjit duke ua transmetuar atyre? A e ndiejmë shtytjen misionare? A e kemi për zemër fatin e shumë vëllezërve e motrave tona që nuk besojnë? Nëse hapim sytë, sigurisht do të shohim se sa nevojë ka që Hyji të jetë përsëri bariudhe udhërrëfyesi i botës. Në lidhje me këtë, do të doja të reflektoja së bashku me ju mbi dy vepra të mëshirshme: njëra trupore dhe tjetra shpirtërore.

Të vizitojmë të sëmurët. Gjendja e tij, e bën të sëmurin veçanërisht të ndjeshëm ndaj dashurisë, ndaj bisedës, ndaj marrëdhënies personale. Këtu ka një hapësirë të madhe përushtrimin e mëshirës, sidomos për të sëmurët që nuk kanë askënd dhe që, prej largësisë së banesës së tyre, e kanë të vështirë t’i shohin të afërmit dhe miqtë. Kudo ku ka të sëmurë, aty Zoti u lë takim të krishterëve. Ata janë persona, qenie njerëzore dhe meritojnë atë vëmendje që do të donim ne po të gjendeshim në kushtet e tyre. Akti i parë i mëshirës ndaj të sëmurit është që të angazhohemi që të ketë një kurë efikase, në mjedisin e një mbrojtjeje reale shëndetësore, të arritshme për të gjithë; dhe në këtë duhet të bëhet gjithçka është e mundur që strukturat të jenë funksionuese dhe që pacientët të trajtohen të gjithë në të njëjtë nmënyrë, pa parapëlqime dhe pa korrupsion.

Të ngushëllojmë të vuajturit na bën të vëmë re qoftë atë që vuan në shpirt qoftë atë që vuan në trup. Vuajtjet e shpirtit, që zakonisht janë më të ashprat dhe më të mundimshmet, janë: tundimet, ngushticat, thatësirat, trishtimet, mërzitë, shkurajimet e shpirtit, që, nganjëherë, i bëjnë njerëzit të jenë mosbesues dhe të ankohen ndaj Hyjit. Ndihma që mund të jepet është ajo që t’i nxisim këta persona që të durojnë gjithçka, gjithmonë, me përvujtëri dhe nënshtrim të durueshëm, sipas shembullit të Zotit Tonë Jezu Krishtit.

Vuajtjet që kanë lidhje me trupin mund të jenë: një dështim, njëvjedhje, një fatkeqësi. Mund t’i ngushëllojmë këta persona duke e hapur zemrën e tyre ndaj shpresës dhe duke i ndihmuar të mendojnë për të ardhmen.

E përsëri, vdekja e një personi të dashur apo një sëmundje e gjatë dhe e rëndë. Ne mund t’i ngushëllojmë këta të vuajtur, para së gjithash me praninë tonë të heshtur sepse fjalët e tepërta mund të prekin ndjeshmërinë e tyre; pastaj, kur të jetë e përshtatshme, edhe me fjalë feje dhe shprese.

Vëllezër e motra, në përfundim, ju uroj të jeni ju ai mbret për të cilin ka kënduar psalmi përgjegjës i sotëm, duke thënë: Ai do ta shpëtojë skamnorin që fshan, të varfërin që nuk ka ndihmëtar.

Mëshirëdo të ketë për të mjerin e të vobektin, dhe skamnorëve do t’ua shpëtojë jetën.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.