Don Alfons Tracki

1156
0
Share:

I lindur më 02.12.1896 në një familje që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischwitz/Bliszezyce (Wroclaw) me prejardhje polake.Pasi që mbaroi studimet teologjike në Bosne në vitin 1920, u transferua në Shkodër në shqipëri si misionar. Ishte shumë i zellshëm në ushtrimin e veprimtarisë së tij meshtarake dhe shumë i ndjeshëm kundrejt problemeve shoqërore, gjithmonë me një shpirt të krishterë. Organizoi një grup të rinjësh të quajtur: “Viribus Unitis”, duke mbledhur kështu shumë të rinj. Hapi një shkollë për të rinj që kishin më shumë se dhjetë vite. Luftoi me insistencë traditat e këqija siç është tendenca për tu hakmarrë si she marrja e gjakut. Ofronte gjithmonë një zgjidhje të krishterë të këtyre problemeve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa herë u bë ndërmjetësues tëk oficerët gjerman për të liruar shumë shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe të rinj komunist edhe pse e dinte mirë rrezikun që mund të sillte teoria ateiste. Kontribuoi shumë edhe në krijimin e një ekuilibri më të mirë të bashkëjetesës dhe dashurisë reciproke ndër bashkësitë fetare të pranishme në vend. E kushtoi vetveten seriozisht në formimin e klerikëve: ishin 14, gjashtë nga të cilët pastaj masakroheshin e pushkatoheshin nga komunistat e pesë të tjerë do të vdesin pas një burgimi të gjatë. Gjatë gjyqit, sipas Padre Konradit, ofm, bëri këtë deklaratë: “… nuk më vjen keq aspak se po vdes bashkë me vëllezërit e mi, sepse, për sa kam mundur, kam kam kontribuuar edhe unë me ju, për të mirën tuaj dhe të fesë së Krishtit”. U pushkatua me 18 korrik 1946.

tracki

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.