Festa e Meshtarisë

253
0
Share:

Të dashur vellezër meshtarë!

Para së gjithash, kjo Meshë për ne meshtarët ka një domethënie epiqendrike, që pervec misionit të përditshëm të shndërrimit,sot është dita e bashkimit në një lter të vetëm, Meshtaret me bariun e tyre, që bashkëshkrinë forcën hyjnore dhe vellazërore.

Ju uroj mirëseardhjen të gjithëve, në Kishën nënë, në një vit që është po aq i vecantë sa edhe kjo ditë, në vitin jubilar të Mëshirës, në vitin e Nënë Terëzes, në Vitin e Martirëve.  Me vjen ndërmend Shenjti që foli shumë për meshtarinë, Shën Gjoni i kryqit i cili thoshte : “Zgjimi yne është një zgjim i Hyjit, dhe ringjallja jone është nje ringjallje e Hyjit”.

Besoj ky është një moment ku më shumë se asnjëherë tjetër  duhet të zgjohemi nga cdo gjumësi rutinore, që koha gdhend mbi ne, për tu forcuar të njëhesum në një bashkëpunim historik përballë ngjarjeve më historike të vendit tonë.

Në këtë ditë, që u grishëm të ishim mbarështues të asaj “darke të fundit” për ta kthyer në darkën e pafundme të jetës që vdes e ringjallet, që përsërit e persërit kuptimin mistik “bëjeni këtë në përkujtimin tim”.

Persosmëria nuk qendron në meshtarin por në meshtarinë “shnderruese”, të kthimit prej së gjalli të “kryemeshtarit” në jetën tonë e të kishës në tërësi. Secilit prej jush dua t`ju uroj këtë fest, këtë amanet të fundit, duke naltësuar lutjen e fuqinë shpirtërore të kësaj kishe martire që mbi secilin mbi ne  të derdhet hiri i vetdijës së priviligjet të thirrjes sonë.

Urime të dashur vellëzer, bashkëndarja me ju, afersia me njëri-tjetrin, alkimia e bashkimit, është një nder ato katalizatoret që e bënë punën tonë më të dukshme, misionin më të dobishëm, Kishën më të gjallë. Të ripërtërirë në premtime, e të riforcuar në Krishtin,  le të jetë frymëzimi i përditshëm për të ndërtuar së bashku Kishën, pasqyrë të dashurisë supreme.

Gëzuar e Urime!

Dom Artur Jaku

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.