Fra Vilsoni shugurohet prift

161
0
Share:

Fra Vilson Bujaj prej Malësisë së Madhe shugurohet meshtar në Kishën e Fretënve në Shkodër me datë 15 tetor 2015 prej Shkëlqesisë së Tij Imzot Angelo Massafra. Fra Vilsoni, bashkë me Fra Etjen Mgushin, ka hyrë në seminarin françeskan të Shkodrës në vitin 2000. Me 17 shtator 2004 hyn në postulandat, një përvojë fillestare njohjeje paraprake me jetën rregulltare. Ndërsa në vitin 2005-2006 ka bërë noviciatin në Bergamo të Italisë duke marrë kështu edhe zhgunin e fratit françeskan e në mbarim të tij kushtet e para. Ka filluar studimet teologjike në shtator të vitit 2006. Në vitin 2008-2009 fra Vilsoni bën një përvojë formuese në Assizi, në Bazilikën e Santa Maria degli Angeli. Më pas kthehet përsëri në Shqipëri për dy vjet teologji të cilat i kryen ën Shkodër. Ndërsa vitin e fundit të Teologjisë e kryen në Verona në Itali ku edhe përfundon kohën e tij të fromimit për të bërë kushtet e përjetshme më 5 shtator të vitit 2012. Më pas shugurohet diakon e tani do të shugurohet meshtar.

Fra Vilsoni i përket Kustodies “Zoja Nunciatë” të fretënve françeskanë minorë të Shqipërisë. Aktualisht ka detyra në strukturat e Kustodies dhe shërben në Laç në shenjtëroren e shën Ndout. Gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në shtator të vitit të kaluar, Fra Vilsoni ka qenë përgjejës për akreditimet dhe website-in zyrtar të vizitës duke bërë një punë të vyer në ato ditë.

 

Kreu

Share:

Leave a reply

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.