Mendime të shkelqyera te Shen Augustinit

111
0
Share:

– Hyjit i intereson më shumë për të na dhënë bekimet e tija se sa që ne t`i marrim ato.

– Pikërisht në këtë moment unë mund, nëse dua, të bëhem miku i Zotit.

– Ka diçka te përvujtëria që mrekullisht e lartëson zemrën.

– Përmbaje veten dhe bota do të jetë nën këmbët e tua.

– Lartë janë qiejt, e toka është poshtë. Hiri zbret kur lutja lartësohet, sepse Zoti e dëgjon atë zë njeriu.

– Po të kishte qenë Hyji i kuptueshëm, nuk do të kishte qenë Hyj.

– Për vete, o Zot, na ke krijuar dhe zemra jonë është e shqetësuar derisa ajo ta gjejë qetësinë në Ty.

– Çfarëdo që predikon, bëje atë në mënyrë që ai të cilit i flet duke dëgjuar të besojë, duke besuar të shpresojë dhe duke shpresuar të dashurojë.

– Te Zoti nuk shkojmë duke ecur, por duke dashur.

– Lutja? Çelësi për në Qiell.

– Po të mos kishte në Kishë falje të mëkateve, nuk do të kishte as shpresë për jetën e pasosur as për lirimin e amshuar. Le ta falënderojmë Zotin që Ai ia ka dhënë Kishës një dhuratë të tillë.

– Çdokush që di se si të lutet mirë, di të jetojë mirë.

– Besoja të kaluarën mëshirës së Hyjit, të tashmen dashurisë së Tij, kurse të ardhmen provanisë së Tij.

– Hyji u bë njeri në mënyrë që njeriu të mund të hyjnizohet.

– A do që lutja jote të shkojë te Zoti? Jepi pra asaj dy krahë – pendesën dhe bamirësinë.

– Ky është misioni i jetës sonë: Me punë dhe lutje të përparojmë në hir të Zotit derisa të arrijmë atë nivel përsosmërie në të cilin zemër pastër të mund ta shohim Hyjin.

– Për aq sa dashuria brenda teje rritet, rritet edhe bukuria jote, sepse dashuria është bukuria e shpirtit.

– Kush vetë nuk digjet me dashuri, nuk mund ta ndez tjetrin me dashuri.

– Mos i fol tjetrit për dashuri: duaje atë!

– Njerëzit udhëtojnë dhe admirojnë majat e maleve, valët gjigande të detit, rrjedhën e lumit të gjatë, hapësirën e gjerë të oqeanit, lëvizjet rrethore të yjeve; por kalojnë pranë vetes dhe – nuk i çudit asgjë.

– Nëse hesht – hesht nga dashuria; Nëse flet – flit nga dashuria; nëse qorton – qorto nga dashuria; nëse fal – fali të tjerët nga dashuria.

 

(Përzgjodhi dhe Përktheu: Shtjefën Dodes SJ)

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.