Kisha Katolike përkujton me një Libër vizitën e Françeskut në Shqipëri.

156
0
Share:

Përvjetori I i Papës Françesku në Shqipëri. Të gjithë e mbajmë mend atë ngjarje të jashtëzakonshme, jo vetëm për katolikët shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët që erdhën edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Diaspora.

Kisha Katolike në Shqipëri do të organizojë disa aktivitete, sikurse njoftohemi nga zyra e Vikarit të përgjithshëm të Arkidioqezës së Tiranës, ipeshkvit Ndihmës,  Imzot George Frendo. Të shtunën me datë 26 shtator do të kremtohet një meshë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë në orën 17.00. Më pas do të jetë promovimi i një libri i botuar enkas për këtë rast në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Libri përmban të gjitha fjalimet që janë bërë nga Papa dhe autoritetet vendore të Shqipërisë, ato civile dhe fetare, e gjithashtu përshtypje nga disa prej organizatorëve të kësaj vizite.

Këto ditë Papa Françesku po zhvillon një vizitë të gjatë dhe shumë të dendur në Kubë dhe në SHBA-se. Ka një pritshmëri të lartë kjo vizitë e Papës në kontinentin amerikan qoftë për katolikët e qoftë për raportet ndërmjet shteteve.

Nga ‘Peregrinus’ 2015

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.