Urime 25 vjetorin e rilejimit të praktikimit të fesë të gjithë vellezërve myslimanë

82
0
Share:

Sot Dita Nderkombetare e Tolerances por edhe dita jubilare e hapjes se xhamise se Plumbit. Gjej rastin te kujtoj se ky vit, e në mënyrë të vecantë ky muaj duk e filluar me datën 4 nentor me Meshen e Parë publike, atë të një jave me vonë të datës 11 dhe data 16 nentor janë data të ngulitura thellë në mendjen, zemren e historinë e popullit tonë shqiptar.

25 Vite nga këto shfaqje të guxishme por edhe të një deshmie se populli shqiptar ka qënë gjithmonë i bashkuar me Zotin në një raport thellesie, i trasheguar e kurdoherë i pa mohuar. 25 Vite nga koha kur populli i Shkodrës vershoi për të hapur kishat e xhamitë, duhet të na shtyjë të gjithëve ne, si udheheqësit ashtu edhe besimtarët për të hapur kishat e xhamitë në familjet tona, për të percjelle kudo mesazhe të forta dashurie, për të kryer interpretime te duhura të mesimeve. Për të qenë shenjë e Zotit në tokë, për ta pasur Zotin si prijës të shpirtit drejt mirëqënijes dhe asnjeherë për ta përdorur Zotin si protekst të cmendurisë njerzore.

25 Vite lirie janë mjaftueshëm vite e kohë ripërtëritje, tani duhet më fort të bashkëpunojmë prej së verteti ndërmjet njëri-tjetrit, prania ime këtu është sërish deshmi sesi nuk do të reshtemi së kërkuari ura e mundësi bashkëpunimi. Nuk do të reshtemi së vellazëruari së bashku, për të vazhduar së qënuri shembull për të gjithë boten.

Urime 25 vjetorin e rilejimit të praktikimit të fesë të gjithë vellezërve myslimanë!

  • Dom Artur Jaku
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.