Shpalljet e Famullise (dt. 08-13 dhjetor 2015)

101
0
Share:

– Dite e marte, 8 dhjetor, eshte festa e Zojes se Paperlyeme. Eshte feste e
urdhnueme dhe si zakonisht Mesha e pare do te jete ne ora 7:30, Mesha e
dyte ne ora 10:00 dhe Mesha mbasdrekes ne ora 16:00.

– Po afrohet Viti Jubilar i Meshires, prandaj duhet qe te pergatitemi sa ma
mire per t’a marre dhuraten e Hirit te Zotit duke perjetuar thellesisht fytyren
e meshirshme te Hyjit dhe perqafimin e Tij atnor. Hapja e Vitit te Shenjte
te Meshires ne Rome eshte me 8 dhjetor, ne te kremten e Zojes se Paperlyeme.
Per Kishen tone, ne Arqipeshkvine Shkoder- Pult, eshte caktuar dita e diele,
13 dhjetor, ora 15:00. Grumbullimi i besimtareve do te bahet kete dite ne
Kishen e Shen Franceskut ne Gjuhadol per te nisur ecjen pendestare deri ne
Kishen Katedrale, ku edhe do te hapet Dera e Shenjte. Me 19 dhjetor do te
jete hapja e Deres se Shenjte ne Shenjtnoren e Zojes se Keshillit te Mire tek
Kalaja.

– Ju bajme thirrje te gjitha cifteve qe gjate vitit te ardhshem deshirojne
te lidhin Kunoren Shenjte te Marteses, qe te paraqiten prane Zyres
Famullitare tek Katedralja, qe pervec se te marrin informacionin e duhur
per procedurat qe duhet te ndiqen paraprakisht per Martesen ne Kishe, te
bejne edhe regjistrimin e nevojshem per te filluar ne muajin janar
pergatitjen e detyrueshme per lidhjen e marteses. Nuk mund te lidhet Kunora
Shenjte pa kte ecje te detyrueshme te njohjes se detyrave dhe sfidave me te
cilat cifti perballet gjate jetes martesore.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.