Artistët më të shquar shqiptarë, koncert për të nderuar Nënë Terezën në Vatikan

1629
0
Share:

Emra të shquar të artit dhe muzikës shqiptare, ndër më të njohur në botë, do të bashkohen në fillim të muajit të ardhshëm në Vatikan në një koncert për humanitaren mw të famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, e njohur si Nënë Tereza.
“Himni për Nënë Terezën” Koncerti do të mbahet në Vatikan. Artistë të njohur shqiptarë si Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Shkelzen Doli, këngëtarë të njohur si Rita Ora dhe emra të tillë si Rame Lahaj dhe Gëzim Mushketa, do të ofrojnë shfaqje muzikore në këtë koncert.
Emra të njohur që i përkasin sportit, si kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit shqiptar, Lorik Cana, do të nderojnë figurën e humanitares shqiptare. Cana do të recitojë poemën e Nënë Terezës e quajtur “Dua të kthehem në Shqipëri”.
E pranishme në këtë ceremoni do të jetë luftëtarja e xhudos nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila rrëmbeu medaljen e artë për Kosovën në lojërat olimpike që sapo përfunduan në Rio de Janeiro.
Për këtë koncert janë duke punuar Eparkia e Kosoves dhe Filarmonia Kombëtare dhe Opera në Prishtinë. Producentja nga Prishtina, Diana Toska, thotë se pjesëmarrja e këtyre artistëve në koncert qe do i atribohet Nënë Terezës do të respektojë jo vetëm punën e Nënë Terezës, por edhe të gjithë kombin shqiptar.
Ky koncert vjen në kuadër të aktiviteteve për shenjtërimin e Nënë Terezës. Shenjtërimi i saj u njoftua nëpërmjet një dekreti të lëshuar nga Papa Françesku dhe më 4 shtator 2016, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e shenjtërimit në bazilikën e Shën Pjetrit. Kjo do të jetë ngjarja kryesore e Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan.
Data 4 shtator do të shënohet në kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtereshes shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.