P. Çiprian Nikaj, ofm

794
0
Share:

Të gjithë ata që e kanë njohur dëshmojnë se ishte një shenjt i vërtetë. Feja e tij e thellë, kultura e tij dhe dashuria e tij për atdheun ngjallën urrejtjen e kundërshtarëve.

Lindi në Shkodër, më 19 korrik 1900.

Mbeti jetim kur ishte pesë vjeç. Ndoqi shkollën fillore dhe të mesmen në Shkodër dhe studimet teologjike në Austri.

U shugurua meshtar në Romë më 25.07.1924. Qe provincial i françeskanëve nga viti 1938-1941, u bë guardian i kuvendit të Shkodrës në 1944 deri në vdekje.

U arrestua me akuzën se kishte marrë pjesë në vendosjen e armëve në elterin e kishës; gënjeshtër e shpikur për të shkatërruar kuvendin.

Fjalët e tij të fundit të shkruara në verbalin gjyqësor qenë: “Rrotë Krishti Mbret. I falim armiqtë tanë. Shqipëria nuk vdes me ne!”

U pushkatua me 11 mars 1948, jashtë mureve të varrezave.I fortë, i devotshëm e i zellshëm, një martir i vërtetë i fesë dhe i atdheut.

cn

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.