“Thuaj ky është Zoti im!” (për kuadrin e Enver Hoxhës)

2365
0
Share:

…Para se ta transferojshin, ndër shum të tjera që kishte hjekë e ndigjue gjatë hetuesisë, na tregoi se si e kishte torturue e mundue Padër Bernardin Palajn, bash me duart e tij, komisari politik i Sigurimit, famëkeqi Nesti Kopali : “Thuaj ky është Zoti im!” (për kuadrin e Enver Hoxhës). Dhe ky i përgjigjej : “Jo asht zotnija i juej, pse Zoti jem asht në qiell e ai nuk  m’ka msue me ba keq në këtë jetë, por me i mësue e edukue njerzit si të bajnë mirë”. Tue e pa se kundërshtonte,ia përsëriste atë pyetje, tue shoqnue me të rame, derisa lodhej ai vetë. E atëherë kishte ndihmësit dhe s’mund të ishte kush tjeter , vec Elez Mesit, kampionit të torturave mizore.

Dy vjet ma vonë, po ai kriminel që i kishte lye duert me gjat priftensh e intelektualësh, do të kërkonte “azil politik” në Romë dhe prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ma i pari ndër emigrantët që vuejshin ndër kampet e Italisë. Tash 40 vjet jeton I lirë në Uashington, për hir të shenjtes demokraci dhe të “drejtave të njeriut”, që Amerika u ka dhanë edhe të tjerëve kriminelë shqiptarë…

 

Bashkëvuajtës Lekë Harapi

  • Marre nga libri i autorit Dr. Pjeter Pepa me titull “Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik ne Shqiperi”

at-bernardin-palaj

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.