Masat e marra nga D.V.P. – Shkodër për zhvillim normal të ceremonisë të Meshës së Lumturimit të “Martirëve”

3326
0
Share:

Policia e Shkodrës ka marrë masa për mbarëvajten e Meshës së Lumturimit të Martirëve që do të mbahet në datën 5 nëntor në Katedralen e Kishës Katolike në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Masat e marra nga D.V.P. – Shkodër për zhvillim normal të ceremonisë të Meshës së Lumturimit të “Martirëve”

Më datë 05.11.2016 ora 10.00, në Katedralen e Kishës Katolike në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohet ceremonia e Meshës së Lumturimit të “Martirëve”. Kjo Meshë do të kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato, ku janë të ftuar Autoritete të Larta të Vatikanit dhe në përbërje të delegacionit do të marrin pjesë dhe 5 Kardinalë.

Gjithashtu në këtë aktivitet janë pjesëmarrës edhe Personalitetet e Larta të Kishës Katolike në Shqipëri, Kosovë dhe vënde të tjera të Europës. Pritshmëria për të qënë prezent në këtë aktivitet është parashikuar deri në 10.000 persona.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurisë së zhvillimit të këtij aktiviteti, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit.

Konkretisht informojmë dhe bëjmë me dije qytetarët e Shkodrës dhe pjesëmarrësve nga gjithë Shqipëria dhe Trevat shqiptare që do të marrin pjesë, se për një zhvillim normal të ceremonisë, janë parashikuar disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të Kishës Katolike dhe në aksin rrugor, si më poshtë vijon:

1.Në rrugën “Marin Biçikemi” do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga rrethrrotullimi i ish-degës deri tek rrethrrotullimi i shkollës “Pyjore” dhe anasjelltas, nga ora 22.00 i datës 04.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit në datë 05.11.2016 deri në orën 15.00.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të shfrytëzohet si vend për të ndjekur ceremoninë fetare nga pjesëmarësit.

Në vijim informojmë gjithashtu se:

2.Në aksin bulevardi “Mehmet Pashë Plaku”, sheshi “Perash”dhe rruga “Edith Durham” duke filluar nga ora 06.00 e datës 05.11.216 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në përfundim të aktivitetit.

3.Rruga “Geraj” dhe rruga “Justin Godard” nuk do të ketë lëvizje dhe parkim të automjeteve nga ora 22.00 i datës 04.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit në datë 05.11.2016.

4.Në segmentin rrugor të unazës lindore nga Stacioni i trenit deri tek rrethrrotullimi i shkollës “Pyjore” do të zhfrytëzohet segmenti ku do të mundësohet parkimi i automjeteve të pjesmarrësve në këtë aktivitet.

5.Njoftojmë administratorët e njësive tregëtare në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti në rrugën “Marin Biçikemi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet e tyre nga  ora 06:00 në datë 05.11.2016 deri në përfundim të aktivitetit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e komunitetit shkodran dhe mbarë Kombëtar e drejtuesve të automjeteve, të cilët të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.