“Ne gjak kane per te perfunduar ata, qe gjithe jeten e kaluan ne gjaksira”

811
0
Share:

Tortura eshte perdorur qysh ne fillimet e shoqerise njerezore. Ne Evrope, ajo arriti kulmin, ne periudhen e inkuizicionit. Tortura u perdor si mjet kryesor terrori ne Bashkimin Sovjetik dhe ne vende te tjera komuniste te Evropes Lindore. Sipas konventes se OKB-se, date 26 Qershor 1987, tortura percaktohet: “Torture quhet çdo veprim, me anen e te cilit nje personi i jane shkaktuar me dashje dhimbje ose vuatje te renda fizike ose mendore, me synimin per te marre informata ose pohime, per ta ndeshkuar per nje veprim qe ai ka kryer ose dyshohet e e ka kryer, per te frikesuar ose per te bere presion, ose per çdo motiv tjeter”. Ne ish BS, torturat ishin bere te zakonshme dhe masive, gje qe e detyroi shkrimtarin e madhe rus, Mihail Shollohov, t’i drejtohej Stalinit. Me 1 prill te 1933, me nje leter, ku midis te tjerash i shkruan: “Policet ne Kaukazin Verior i zhveshin fshataret lakuriq dhe i lene per ore te tera midis nje te ftohti te padurueshem” (“Libri i zi i komunizmit”).
Diktaturat komuniste perdoren tortura nga me te llahtarshmet, te nxjerra nga arkivat e inkuzicionit, te vendeve te lashta aziatike dhe bizantit grek.
Ne Shqiperine “socialiste”, per demagogji thuhej, qe ushtrimi i tortures ne hetusi dhe ne burg ndalohej me ligj. Kjo ishte nje hipokrizi cinike, qe perdorej per konsum propagandistik. Ne realitet, tortura perdorej kudo, ne qelite e hetusise dhe ne vendet e vuajtjes se denimit. Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nenshtrohej tortures. Ne shumicen e rasteve, te arrestuarit i vendosej nje thes i zi ne koke dhe duart i lidheshin nga mbrapa, te shtrenguara ne maksimum. Torturat ishin te shumellojshme, qe nga me primitivet, deri te me modernet. Aty ndryshonin sipas personit ku perdoreshin dhe vendit ku ushtroheshin. Nga deshmitare okulare, eshte deklaruar se qysh ne kohen e Luftes Antifashiste, misionaret jugosllave prane njesive ushtarake partizane shqiptare perdornin torturen ndaj “armiqve” te kauzes komuniste. Ne shtator 1943, ne katundin Surel te Tiranes, Dushan Mugosha rropi nje njeri te gjalle dhe gjakun e thikes e fshinte ne buzen e tij. Ai u bente thirrje kuadrove partizane te pranishem, qe te vepronin si ai kundrejt çdo “armiku” te komunizmit. Ne Devoll te Korçes, nje partizani 15-vjeçar, qe ishte larguar pa leje per disa dite nga njesiti luftarak, Dushan Mugosha urdheroi qe t’i lidhnin kembe e duar dhe ta shtrinin pertoke. Me nje shufer hekuri filloi ta godiste me gjithe fuqine e tij, duke i thyer gjymtyret. Partizani 15-vjeçar dha shpirt nen dhimbjet e tmerrshme, te shkaktuara nga goditjet. Ne katundin Shipcke te Korçes, jane gjetur kufoma te shumta njerezish te torturuar nga forcat komuniste, duke patur patkonj te gozhduar ne kembet e ne duart e tyre.
Ne Muzeun Historik Kombetar ne Tirane, ne pavionin e gjenocidit komunist, ne nje tabele numerohen 20 lloje torturash fizike, qe perdoreshin ne burgjet e diktatures enveriane. Ato ishin:

1. Jeleku i tortures.
2. Demtimi i organeve gjenitale.
3. Kamxhiku e druri.
4. Lenia pa buke, pa uje, pa gjume ne kembe per dite te tera.
5. Perdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
6. Varje ne qafe te zinxhireve me peshe te rende.
7. Varje prej krahesh, te lidhur mbrapa ne nje dritare ose ne çengel ne lartesi te tilla qe vetem gishterinjte e kembeve te preknin token.
8. Mbushja e gojes me kripe.
9. Dergimi gjoja per pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekembeshin e varjes.
10. Futje me koke poshte ne fuçi me uje.
11. Djegje e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
12. Hedhja e alkoholit ne duar apo ne floke dhe ndezja e tij.
13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
14. Dhenie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa uje.
15. Futje ne uje te ftohte e te denuarit dhe lenia lagur e tij ne dimer.
16. Pakesim graual i ushqimit, per te shkaktar vdekjen pas njekohe te caktuar.
17. Perdorimi i lendeve kimike per ngacmim, apo demtimin e sistemit nervor.
18. Helmeta te posaçme ne koke, qe i burgosuri te mos vetvritej.
19. Lidhja me pranga duar e kembe, per nje kohe te pacaktuar.
20. Perdorimi i zgjojve te bletes ndaj te burgosurve te zhveshur.

Ne kete tabele jane “harruar” te renditen edhe torturat e poshteshenuara:

– Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkaterrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbjen e te folurit.
– Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
– Futja deri ne fyt ne gropen e fekaleve (kjo torture eshte perdorur ne kampet e bonifikimit).
– Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara ne diell, deri ne vdekje.
– Tortura me shtrengimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizen e duarve.
– Perdhunimi i pjesetareve te familjes ne syte e te ndaluarit.
– Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare)
– Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht)
– Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop per t’i demtuar organet gjenitale dhe pjset e tjera te trupit.
– Fryerja me pompe nepermjet anusit.
– Tortura dentale (thyerje dhe heqje dhembesh e dhemballash pa mpirje).
– Hedhja ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
– Vendosja e vezeve te zjerra nen sqetulla.
– Heqja e thonjve me pinca.
– Thyerje arrash, ne koken e viktimes.
– Çarje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
– Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
– Futje neper vena me anen e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima semundjen e hembolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme derine vdekje.
– Ngacmimi i plageve te shkaktuara nga plumbat, me shufren e hekurt te pushkes (perdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne perpjekje).

Perveç torturave fizike, ndaj te burgosurve perdoreshin edhe torturat psikologjike, per te shkaterruar personalitetin e viktimes.
Po permendim disa nga torturat psikologjike qe perdoreshin rendome ne qelite dhe burgjet e diktatures.

1. Privimi. Kjo torture konsistonte ne privimin e viktimes ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerezit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja (dushi) si dhe per kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimes depresione nervore dhe haluçinacione.
2. Kercenimi. Viktima kercenohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjesim te familjareve dhe te miqve te tij.
3. Poshterimi. Viktima poshterohej nga hetuesi duke e tallur, share me fjale me te renda, jo vetem ate, por edhe te afermit e viktimes. Ata detyroheshin te pinin urinen dhe te hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin te shumellojshme dhe te panumerta.

Torturat fizike dhe psikologjike te permendura me lart, jane vetem nje pjese e torturave qe jane perdorur ndaj viktimave gjate 45-vjeteve te diktatures komuniste. Gjate hetuesise viktimat i torturonin jo vetem per te marre informacionin e duhur prej tyre, por dhe per t’i shkaterruar fizikisht dhe menderisht. Me mijra te ndaluar, per t’i shpetuar tortures pranonin “faje”, qe s’i kishin bere kurre. Me dhjetra te tjere, kur kishin mundesi, benin vetevrasje per t’u shpetuar torturave. Me qindra te ndalaur, kane dhene shpirt gjate torturave, ose kane humbur aftesine mendore per gjithe jeten. Po permendim dias prej tyre: Taho Sejko, Hajri Mane, Sule Domi, Mitat Ciu, etj, kane bere vetevrasje, per t’ju shpetuar torturave. Myzafer Pipa, Pal Zefi, Hiqmet Roshi, Arif Kazazi, Dede Pjetri, etj, kane gjetur vdekjen gjate torturave. Ali Goxhaj, Qemal Gega, Petro Rondo, Kujtim Çuni, Fadil Kokomani, Hajri Pasha, e te tjere, mbeten te çmendur perjete. Duhet theksuar se Fadil Kokomanin dhe Hajri Pashen i pushkatuan mbas disa vjeteve, duke qene te çmendur.
Tortura kishte per qellim jo vetem te shkaterronte viktimen fizikisht dhe shpirterisht, por t’i perdorte viktimat per te terrorizuar pjesen tjeter te shoqerise shqiptare, qe jetonte jashte hekurave te burgut, pasi veprime te tilla ushtroheshin ne 26 rrethe administrative te Shqiperise, ku kishte 26 dege te Puneve te Brendshme. Ne Tirane, Korçe dhe Shkoder, ato ishin ne nje rang me te larte dhe quheshin Drejtori te Puneve te Brendshme. Ne çdo dege te çdo rrethi, kishte nje sasi qelish me dimensione 2m x 1,20m. Po krahas ketyre, kishte dhe qeli “speciale” me dimensione 1m x 0,5m x 1m, ku i arrestuari, as mund te shtrihej, as mund te rrinte me kembe, por vetem ulur, kembekryq. Numri i qelive ishte nga 30 deri ne 100 per çdo dege, ndersa ne ato te Shkodres dhe Korçes, kishte mbi 100 qeli., Tirana perveç qelive qe kishte prane Drejtorise ne “Rrugen e Dibres”, “Te Selvia” kishte qeli dhe ne kater rajonet e policise, ne katin perdhes te Ministrise se Puneve te Brendshme, ne bodrumet e Pallatit te Brigadave; ne Burgun e ri dhe te vjeter dhe te ashtequajturat “Qelite e Koçi Xoxes”. Po keshtu, ne Tirane dhe ne shume qytete te Shqiperise, kishte shtepi “sekrete” me qeli, qe perdoreshin per punet misterioze te Sigurimit te Shtetit. Sipas thenieve te ish-gjenralit te organeve te Sigurimit te shtetit, Halim Xhelos qe vdiq ne menyre misterioze ne burg, vetem ne Tirane ishin mbi 500 qeli, ku jane torturuar me mijra te arrestuar. Si kryemjeshter i tortures permendet gjenerali Nevzat Haznedari, drejtor i deges se hetusise prane Min. P. Brendshme, per nje periudhe 20 vjeçare.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.