Shpalljet e Famullise 2 – 8 janar 2017

944
0
Share:

Ditën e hënë, 2 janar, është e para e hënë e muajit dhe si zakonisht Mesha për të Vdekurit, në Kapelën e Vorreve të Rrmajit do të jetë në ora 9. 00.

Ditën e enjte, 5 janar, është Vigjilja e të kremtes së Dëftimit të Zotit, Ujit të Bekuem. Në Meshën e mbasdrekës së orës 16. 00 në Katedrale, do të bahet edhe Bekimi i Ujit.

Ditën e premte, 6 janar, është e kremtja e Dëftimit të Zotit, Ujit të Bekuem. Është festë e urdhnueme dhe Meshët në Katedrale janë: në ora 7. 30, në ora 10. 00 dhe mbasdreke në ora 16. 00. Po në ktë ditë, është 20 vjetori i Shugurimit Ipeshkvnor të Arqipeshkvit tonë Mons. Angelo Massafra. Me ktë rast Mesha e mbasdrekës, ora 16. 00 në Katedrale do të celebrohet nga Arqipeshkvi ynë.

Të dielën që vjen, 8 janar, Kisha kremton Ditën e Pagëzimit të Jezusit.

Ju urojmë të gjithve një vit të shenjtë e të bekuem prej Zotit nëpër zemrat e familjet tuaja. Për shumë mot Vitin e Ri!

 

 

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.