Shpalljet e Famullisë 30 janar – 05 shkurt 2017

754
0
Share:

Ditën e martë, 31 janar, është përkujtimi liturgjik i Shën Gjon Boskos. Në qytetin tonë janë të pranishëm Etërit dhe Motrat Saleziane, bij të Shën Gjon Boskos, si dhe i është kushtuar një Kishë këtij Shenjti.

Ditën e enjte, 2 shkurt, është festa e Kushtimit të Krishtit në Tempull. Kjo ditë është festë për të gjithë të Kushtuarit Rregulltarë. Prandaj Ju ftojmë t’i luteni Zotit që t’i bekojë me hiret e veta Rregulltarët që shërbejnë tek ne. Në fund të Meshës së orës 16. 00 në Katedrale do të bekohen Qirat.

Ditën e premte, 3 shkurt, është përkujtimi liturgjik i Shën Vlashit, Ipeshkëv dhe Martir i Kishës. Ti lutemi këtij Shenjti për ndihmë, duke u bekuar nën fyt, në mënyrë që Zoti të na lirojë nga sëmundjet e fytit. Prandaj në Meshën e mbasdrekës së orës 16. 00 në Katedrale, do të bahet edhe bekimi i fytit.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.