Jezuitët në Shqipëri për formimin e meshtarëve

1235
0
Share:

Në festën liturgjike të shën Injacit të Lojolës i’a vlen që të përkujtohet prania dhe kontributi i Shoqërisë së Jezusit në popullin tonë Shqiptar prej një periudhë 175 vitesh. Historia e ardhjes së tyre në Shqipëri është paraprirë në një nga vendimet e konçilit të Trentos (1545-1563 ) ku në mënyrë të veçant theksoi aspektin dhe nevojën e formimit të klerit. Dhe kjo detyrë kaq e rëndësishme iu besua Shoqërisë nga Ati i Shenjt në vitin 1563. Dhe në sajë të punës së tyre në kolegjet jashtë vendit, kanë dal shumë figura të shquara të popullit shqiptar si :Imzot Pjetër Budi (1566-1623) imzot Frang Bardhi (1606 -1643 )imzot Pjetër Bogdani (1625 -1689 ) por duke përmendur në mënyrë të veçant papën me origjinë shqiptare, papa Klementi I (1649 -1721 ) që thirri kuvendin e Arbërit , bërë në Mërqi të Lezhës në kishën e Shën Gjergjit në 1703. Por pa harruar edhe Imzot Gjon Nikoll Kazazin 1702-1752 ) i cili hartoi për herë të parë një katekizëm për fëmijë. Por ardhja e jezuitëve në shqipëri është e lidhur me kërkesën e ipeshkëvit të Shkodrës Imzot Luigj Guglielmi që i bëri eprorit Gjeneral të jezuitëve, ku në mënyrë të veçant kërkonte hapjen e një seminari për formimin e klerit autokton shqiptar. Kështu në 1841 erdhën në Shkodër tre etër jezuit: Atë Salvatore Bartoli S.I, atë Vinçenzo Basile S.I dhe Giuseppe Quagliata S.I. Edhe pse me shumë vështirësi dhe sfida mbas një viti të ardhjes së tyre ata hapën seminarin e parë, aty ku sot pak a shumë ndodhet kuvendi i Gjuhadolit. Por në sajë të kundërshtimeve të qeveritarit turk dhe disa pjesëve të zonave të Shkodrës, ngjarjet rrodhën në atë mënyrë që seminari të mbyllet dhe etërit të ktheheshin në vendin e tyre. Mbas kësaj situate, mbas pak kohësh Kongregacioni për Përhapjen e Fesë (Propaganda Fide) në 1848 i’u lut Gjeneralit të përgjithshëm të jezuitëve që të dërgonte dikë në Shkodër që të hapte një seminar për formimin e klerit. Dhe kështu me 7 shkurt 1856 erdhi në Shkodër, Atë Claudio Stanislav Neri S.I , i cili më përpara kishte qënë famulltar në Durrës. Dhe seminari qëndroi i hapur deri me ardhjen e komunizmit ku e mbyllen në 1947. Por pas epokës së errët të komunizmit, në 1991 Selia e Shenjtë i besoi përsëri Shoqërisë së Jezusit kujdesin shpirtëror, njerëzor dhe intelektual kanditatëvë që do të përgatiten për urdhërin e shenjt të meshtarisë.

PASHK NDOJ

Kreu

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.