A ka NANË në botë që ka kërkue pushkatimin e djalit të vet?

10699
0
Share:

“…mbas arrestimit në Sheldi e mbajtën disa ditë në hetusi të Shkodrës, dhe mbasi e mjekunen në spitalin e burgut e nisën për Tiranë edhe ku e ekzekutunen me datën 5 mars 1945. Asht prifti i parë i pushkatuem këtu.  Ba me mujtë me përshkrue hollsisht shka komunistat kanë ba mbi trupin e Don Lazër Shantojës, kam frigë se do të fillojnë dyshimet për ngjarjet e përshkrueme në libër, mbasi edhe sikur të mbylli librin aty ku mbyllet kjo histori e përbindshme e  “njerzve të shekullit XX”, kurgja ma ndej nuk asht ma e shëmtueme se vepra e  fanatikve komunista, demek “shqiptar”, e bame kundër një MESHTARI KATOLIK .

Mbasi i patën pre kambët dhe i patën thye edhe parakrahët, e lanë pas asnjë mjekim. I shtrimë në një dysheme çimentoje ushqehej me gojë, dhe kafshonte ndonjë copë buke të thatë, që xhullijt i hidhnin prej sportelit. Pinte ujë në një tas që ndodhej mbas derës. Lëvizte kalas nëpër dhomë. Nuk hynte asnjëri, mbasi qelbej nga nevojat e kryeme mbrenda dhomës.

Deri këtu ndokush nuk shef ndonjë gja të jashtëzakonshme…!

Një ditë thirrën NANËN E TIJ dhe i thanë : “Hajde e takoje djalin!”.

Nanë shkreta hyni shend e verë me e pa djalin…hyni n’at dhomë që ma mirë një ditë ma parë të kishte hi në vorr. E pau e i tha katilave :

MA VRITNI…BANJE KËTË MIRËSI…E MOS MA LENI DJALIN GJALLË ME VUEJTË KËSHTU…AMAN MA VRITNI SA MA PARË…!”

A ka nanë në botë që ka kërkue pushkatimin e djalit të vet?

Kjo asht NANA E DON LAZRIT…!

Deri këtu i kanë çue NANAT SHKODRANE, katilat komunista.

Po a vetëm nanat shkodrane? – besoj se SHQIPNIA KA QINDA KËSO NANASH! ”

 

Marre nga libri “Çinaret” / At Kondrrad Gjolaj

dom-lazer-shantoja

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.