KRÊMTIMI I 450 VJETORES S’ ZOJËS S’ KSHILLIT T’ MIRË N’ SHKODËR 1917

136
0
Share:

Ner saa dit qi historia kishtare e jona, kaa për ti përmêndue kohve t’përtardhshme me shkrojla t’arta, për t’vertetë ner mâa t’pikatnat kaa për tu soditë t’krêmtuemt e 450 vjetores s’Zojës s’onë n’Shkodër; n’ t’cillat dit jo vetun shndriti nji perkushtië e thjeshtë por madhndueshëm shkelxej edhe uji lulzim e haree e jashtzakonshme, qi njata qi s’paten fatin e bardhë m’e paa, fort vshtirë e kan me kuptue.

Mùngote endè do kohë për kta dit t’bardha e e Nder. Zyrja Famullitare  çpalli m’katër anët programin e ksajë feste. Me 23 prill filloj triditshja shêjte tujë u gjetë shum e shum Shkodranë; e n’orën 6:30 i Nd. Z. P. Zef Geci O.F.M. Komisar i Provinces Françeskane n’Shqypnië predikoj fort bukur mîi mkat t’zie, e mrapa tha Meshën, n’ t’cillën u thanë Rruzarja, Litaniët e saa kangë tjera t’përshpirtshme, tujë u mylle funcjoni me t’përmallshmen “Ner ezgjete e halle t’zeza…” Kahë ora 9 ndodhi nji funcjon tjetër saa i bukur aq i përmallshëm te Muret e dashtuna t’Kishës s’Zojës, ku i Nder. D. Pashko Krasniq tha Meshën Shejte. Edhe n’ket Sacrific t’papergjakun u tha me perkushtië t’madhe Rruzarja, Litaniët e kangë tjera t’përshpirtshme tujë u gjetë mâa se 300 shpirtna ner t’cillët u kunguene kahë 30 vetët. Mas meshet fort i dashtuni famullitari i jonë i sodhi popullit nji t’folun t’përflaktë mîi nji devocjon t’thjeshtë naj Nanën t’onë, e mîi t’rropatun t’xeet qi do t’keen t’ gjith shqyptarët n’ m’naltën t’Shenjtnores s’ Zojës s’ Shkoders mâa s’mirit; tujë e ndii t’gjith me t’knaqun t’madh e t’zemers. E si u kndue përmallshëm “Ner ezgjete e halle te zeza…”kush u vûu kahë shpia e kush ndej endè  m’u knaqë me at Vend shejt. Masdite në oren 7 filloj funcjoni i mrames, t’n’cillin mas Rruzares shêjte predikoj per bukurië i Nder. Z.P. Pashko Gjadri i SH. S’J. mîi shkak t’luftes t’pergjakshme pse deshtme me bâa paa Zotin. Mrapa tha uraten e re t’Zojes s’Shkoders qitun per ket rase preje t’ND. Z.D. Pjeter Gjures, miratue me 40 dit ndjese prejë t’Pernd. Argjipeshkvit t’onë, e mas Litaniëve e kangve tjera u dha bekimi me t’Sh. Sh. Sakrament. E ky hehuer funcjonesh i ksajë ditë u krye njinji n’t’gjith triditshen tujë i lulzue populli edhe me saa vepra tjera t’pershpirtshme t’vecanta.

Me 24 Priill nade predikoj i Nd. Z.P. Zef Gici e rrahi mîi nji rrfim t’frytshem qi do t’bajmë për ket festë, tujë folë me die e zeell e Meshën e tha i Nd. Z.D. Pjeter Tusha. Te Rrënimet Shêjte bri Rozafatit tha Meshën i Nd. Z.D. Pashko Krasniq, mas s’cillës predikoj fort bukur si posë Zojës kërkush s’mundet me kenë krahi e ndima e vêndi t’onë. Masdite predku i t’Nd. Z. P. Pashko Gjadrit vrau mîi kupracie t’përlotueme, tujë folë hollë e perzemert.

Natën e Zojës, nade i Nd. Z. P. Zef Gici foli mîi perkushtië të temelueme qi do t’kena naj Zojën e Shkoders, e njikaq u prue përshpirtshëm e me die saa preku zêmrat e t’gjithve, e Meshën e tha i Nd. Z. D. Pjeter Tusha. Rranxë kshtjellit t’Shkoders tha Meshën i Nd. Z. D. Ndre Zadeja t’cillën e bane shum mâa t’lulzueshme t’Nd. Motra Stigmatine me t’vorfnat e Zojës s’Shkoders tujë e thanë uratë e tu’ë kndue kangë t’bukra e t’përmallshme. Si u krye Sakrifici i Shejt i Nd. Z. D. Ndre Zadeja predikoj mîi dyy shejtnoret e madhndueshme qi do t’rropatna me naltue n’ket 450 vjetore: Kishen e Zojës, e Fen Shêjte; e kaq foli bukur e me hollim diet saa përmalloj t’gjith. Masdite i Nd. Z. P. Pashko Gjadri u suell mîi murtajë t’mnershme t’padashtniës, tujë përdorue nji t’folun fort t’bukur; e me ket funcjon u krye triditshja, e ja mrrime ditës të dishrueme t’Festës.

Si zbardhi kjo ditë shêjte, e si patme nderën me pasë edhe at fare motit, t’gjith u pershkueme prejë nji gzimit shejt; e ç’kje i Krishtenë filloj me krye punet e shpirtit me mâa t’madhin devocjon sidomos tujë paa Meshë, tujë rrfye e kungue, ner t’cillët t’paanjehun kjenë edhe ata qi s’prituene me i krye kta pune t’shpirtit edhe te Kisha e bardhë e Zojës, ku prejë orës 5 u thanë 6 Meshë, u rrfye paa ja daa, e u daan kungime ma se 250. Për t’vertetë krejtë tu knqate zêmra tuje paa pale e pale t’birt e Zojës tujë ngaa brii kalajet, t’cillat tuba shêjte tujë u afrue koha e Meshës s’Madhe vishin tujë u shumue për bukurië. E ner saa tuba lulesh t’eerkandshme qi vishin tujë u shtue Regjineshës s’onë, piksparit ja mrriti e devoçmja Shirokë qi kaa dy kaa dy e me flamur t’Zojës para e me t’Nder. Z. Famullitaar D. Lek Sirdanin mrapa edhne tujë thanë urat e tujë kndue << Ner ezgjete… >>. Mas Ktyne u paane me gzim t’zemers me t’Nd. Z. Famullitarët e vet edhe katundet e Rrencit, Gurit zië, Jubanit, Bërdices, Trushit e Beltojës. I lumtë per ket diftesë dashniet qi diftuene naj Zojës! Shkodra mandej kahë kjo kohë ishte plym rreth Kishës s’Madhe, e si u bâa ora 9 tujë raa kumontë e tujë jehue zanet e daulls për bukurië, filloj madhndueshem shtegtimi i shêjte. I prìite ksaj qete t’devotshme Krygja e Shenjte e flamuri i hatruem i Zojës s’Shkoders. Ngjet flamurit u paan veças dy shkodrane t’pershpirtshem ne shemull t’Gjergjit t’Sklavis. Mas flamurit pat mirsiën ma na nderue daulla p.e rr. e ushtries Austro Ungare, mas saj erdh kanturia e Kishës s’Madhe e mrapa popull nji kaq i panjehun qi s’u muejt n’asnji mndyrë m’u vûu n’rresht, e njashtu grumull saa i xete rruga; daulla gjytetse qi vite mas trimave me vshtirë mund t’ndiete daullen p. e rr. t’ushtriës. Mas daulls s’onë poltisne me i dhanë nji lulzim ma t’madh ksajë shtegtië tujë ardh kamë t’Përndrit, e t’Përnder Êmzot Luigj Bumçi Ipeshkv, i Lezhes, e Êmzot Gjergj Koletsi Ipeshkv i Zadrimes. Mas ktyne t’Përndrit. Zot. erdhne shumë kler shekullaar e rregulltaarë e mrapa t’panjehna graa. Rrugës ranë me red daullat, u tha rruzare litenië e kangt tjera t’përshpirtshme tujë vlue n’ t’ gjith nji entuziazem feetaar i paamase.

Si mrriime te Muret e dashtuna perte orën 10, Fort i Përndrit. e i Bindueshmi Barië i jonë Êmzot Jakë Serreqi mbujarië e devocion t’madh t’veen. Pat mirsien m’e bâa shum mâa të shkelxueshme ketë t’kremte tujë thanë ktu nji Meshe Pontifikale. Llteri ishte i goditun mâa s’mirit, prej ushtriës p. e rr. n’ e djathtë t’Mureve t’dashtuna n’ t’ tretin patalok. Kanturia mandej, e drejtueme prejë t’ Nd. Z. D. Zef Pukes, me kange t’veta mas t’rameve t’nji muzikes t’zgjedhun, e tingllimet klasike t’daulls oh saa i shtuenë lulzimin ksajë Meshe s’Shejtë! Na nderuene n’ket feste me pranië t’vet, Fort t’Përndrit e t’Përnder Êmzot Prend Bjanku kryeipeshkvi i Durcit, Êmzot Luigj Bumçi ipeshkvi i Lezhes, Êmzot Gjergj Koletsi ipeshkv i Zadrimes e shum kler t’tjerë; e prejë ushtriët Ekçelenca e Tii G. I. Kryekomandari i t’gjith Shqyipniës, edhe pse i lodhun prejë rruget tujë pas ardhë at natë prejë Vjenet; G. v. Bolbertiz, Gen. Kons. Kral, Kons. Halla e saa zyrtarë tjere. Gjithsejt n’ket festë u gjetne kahë 7.000 vetë.

Predkun patme gzimin e nderën m’e ndie prejë t’Përndrit. e t’Përnder. Êmzot Luigj Bumçit Ipeshkvit t’Lezhes qi me hodhim diet t’madhe e me fjale ma ate zgjedhuna permalloj t’gjith popullin tujë fole mîi Kshillë t’Zojës qi mâa s’mirit i kishte daa n’kta dit, tujë xee t’naltuemit e Shêjtnores Saje. E si diftoj me njyrë t’zjarrta madhniën e ksajë vepre, pushteden e naltë, e nderën e madhe t’Zojës n’katër antë, e mylli predkun me nji t’lutun t’perzemert per t’mirë t ‘Shqypniës e për pagje t’dishrueme. Mas predkut zakonisht u mlodhne lmoshte qi mrrintë në K. 1907:20, e mrapa Meshët u daan n’pomendim t’ksaje dite, kahë 5.000 copë fugure. Shum shkodranë mandej prejë devocjonit e gzimit t’kremtimit e t’ktië Vend Shejt, kaluenë gjith ditën ktu, tujë hangër edhe mjesditen te kta Mure, e ndejne derë n’orën 4 qi filloj funcjoni i mrames n’t’cillin mas Rruzares muer fjalen i Nd. Famullitar D. Pjeter Gjura tujë bâa nji predk t’perflaktë e t’kthelltë mîi t’zgjedhun te Zojës s’Kshillit t’Mirë për pajtore t’gjith Shqypniës n’III Konçil Shqyptar. E masi zhvilloj fort bukur si prejë ksajë dite Shqypnia u suell per ditë kahë e mara, e mbylli predkun me nji t’perlutun t’xeet mîi naltese t’Shêjtnores s’ree mâa s’mirit.

E me Litanië e bekim t’Zojes me Rrelikë Shêjte t’Saje u myll ky Kremtim Shejt e i madhnueshem, e ju falshin nderës Zojës s’Shkoders, Rrëgjineshës s’Shqypniës, qi na pruni n’ditë t’mirë m’e lutë me kaq lulzim 450 vjetoren n’Kishe t’Sajë brii kalajet!

 

 

Vjeta I / Maaj 1917 / Numri II

Zoja e Shkoders, Drita e Shqypniës

 

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.