Krishtlindja është vetë Jeta që bahet jetë…

1484
0
Share:

Krishtlindja është momenti në të cilën profecitë realizohen, hyjnorja zbret në natyren njerëzore duke u ba i ngjashëm, thjeshtësisht përvujtërohet në trajtën e një fëmije dhe prej këtu mrekullia revulocionare nderhyn në botë, jo me fuqi të jashtëzakonshme por me thjeshtësi të jashtëzakonshme. Zoti behet njeri, Zoti behet fëmijë, vjen në botë, vjen tek ne, Zoti vjen per ne… sic thote edhe    Papa Francesku: Zoti bahet njeri për te ec me ne.

Ja pra Krishtlindja, lind Zoti, lind Shpresa, lind Drita, dhe lind pikërisht larg  stilit mondan të asaj kohe e të kësaj kohe, lind në varfërinë e një shpelle, lind në pamundësitë e kushteve, për të konfirmuar besëlidhjen me njeriun se do të jetë gjithmonë aktor në historinë  njërëzore, duke e kthyer periferinë në qendër, shpellën në mbretërinë hyjnore.

Hapësira ndermjet njeriut e Zotit, tretet në gjuhë, tretet në njësim prej nga ku na del edhe vlera sesi ne duhet të flasim me gjuhen që kupton tjetrin, gjuhen që jeton edhe per tjetrin, gjuhen që e takon tjetrin, pra me gjuhen e Zotit, që është dashuria. Zoti bahet njeri, ndersa ne largohemi kaq shumë nga njeriu, largohemi nga natyra hyjnore. Sa shume largohemi edhe nga vetja dhe nga vetdija e përkatësisë…

Krishtlindja ëshë fillimi i nje historie te re, nga ajo ditë historia është sjellur rreth Jezusit, asnje ska arrit të frymëzojë më shumë sesa foshnja nga nazareti. krishtlindja është cdoherë që ne e presim. Në kulturën tonë shqiptare, mikpritja rrnon me traditen.. ja pse krishtlindja duhet të jetë filozofi e thjeshtë, me e prit Mikun..

Në trazirat e kësaj bote, Krishtlindja aq sa asht e nevojshme, aq duket edhe e vshtirë. Botës po i mungon dëshira për të bashkëpunu, njerëzit nuk po përpiqen për të kërku paqen. Sic thotë Papa Francesku, “njeriu është i aftë me ja gjetë formulën cdo gjëjë, por jo paqes”.

Me prit Zotin, duhet me pas vullnetin me ba vullnesën e Tij. Nuk pritet Zoti, ndërsa lufta shkatërron qytete, terrorizimi mbyt qytetërime, varfëria zhvesh dinjitete, pushteti prodhon ekstremizma… dhe këtu mund të përmendi sesa fenome mikro, të realitetit tonë; droga, trafikimi, emigrimi, padrejtësitë, “fuqizimi i të fuqishmeve”. Shoqnia ka nevoj të largohet nga likujditeti i gjerave, dhe të ngurtësohet ne vlera. Krishtlindja është vlerë, është jetë, është fuqia prej nga ky buron kuptimi i ekzistencës, Krishtlindja është fakt, histori… Krishtlindja është vetë Jeta që bahet jetë…

Me shpresën që përjetimet e ngjarjeve të mëdha si shenjtërimi i Nënë Terezës, Lumnimi i 38-martirëve, emerimi i dom Ernestit Kardinal, të skalisin në vendin tonë gjithë dëshirën, pasionin, vullnetin për tu numëruar edhe ne si bijë të denjë të tyre, si bijë të denjë të Zotit, si vend i përparimit e dëshmisë së gjallë.

Gëzuar e përshumvjet Krishtlindjen, Kshnella te Bardha e bekime në familje.

Dom Artur Jaku

 

Share:

Leave a reply