Lamtumirë Willy, vreshtar i palodhur i urtisë e engjëll i plejadës së të ndriturve

1524
0
Share:

Të gjithë u pikëlluam për humbjen e madhe intelektuale e shpirtërore të një akademie(mesonjëtore) shkodrane, e të gjithë në një menyrë e një tjetër u munduam të gjejmë një epitet me të cilin të përshkruanin personin e Willy kamsit.

Në fakt për të gjith ata që e njohen edhe pse Willy nuk mund të njihet plotësisht, këto forma shprehje u munduan të mbushnin udhëtimin qiellor, sepse toka ka cfarë numëron në vepren 90 vjecare të Willyt.

Willy do të kujtohet nga të gjithë, si shembull i spikatur i përvujtërisë, i punës së palodhshme, i dashurisë për dijën e vertetë, fisnik në mendje e në shpirt.

Sot Willy do të bashkohet me ato që në jetën tokësore nuk u nda asnjeherë, Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishten, Dom Lazër Shantojën, sepse punoi për përsosmërinë në gjërat tokësore, dhe vetëm sot e mbërriti, duke na lënë një trashëgimi të përsosur shembulli jete, ndritur nga dija dhe feja.

Këto caste ndarje dhe pershendetje rendojnë akoma edhe më me nostalgji e pikëllim për të motrën, që e përcolli në secilin cast e sot po e percjell edhe në të fundmin takim.

Mila, moter e dashtun që sot je më shumë e jona, ngushëllohu dhe galdoje Zotin për urtësinë që e mishnoi në qënien e tij, duke ngelur përgjithmonë referencë ,Yll i shndritshëm në yjësinë e familjes së ipeshkvit  e pagëzuesit të gjuhes shqipe Pal Engjullit. 

Dua që ta përcjellim, duke kujtuar një pjesë nga Ungjilli, në të cilën na deshmohet se vdekja është thjesht një kalim, dhe se Zoti do ta presë në prehrin e vet qiellor, dishepullin që jetoi me fe të gjallë sprovën e jetës.

Teksa e shoh Motren e Willyt më vjen ndërmend pjesa e vdekjes së Lazrit, vëllait të vetëm të dy motrave Maries dhe Martës.

« Maria, kur arriti atje, ku ishte Jezusi e, kur e pa, ra përmbys para tij dhe i tha: “Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla s’do të kishte vdekur!”
Jezusi, kur pa duke qarë atë dhe se po qanin edhe judenjtë, që po e përcillnin, u trand në shpirt, u turbullua dhe pyeti: “Ku e keni vënë?”
“Zotëri, eja e shih!” – iu përgjigjën.

Jezusi e donte Lazrin ashtu sic don sot edhe Willyn, prandaj i lëshoi zë dhe e ngjalli. Zoti nuk e përjashton dhimbjen nga ndarja, madje edhe Ai vet gufoi në vaj. Vdekjen e jetëzoi dhe sikurse e ngjalli Lazrin do ta ngjallë edhe vellain tonë.

Sharmi i një jete të jetuar me dinjitet e frymëzon sot sigurinë që Willy do të jetojë përgjithnjë në mesin tonë, me veprën e vet, dhe Hyji që e thirri në përjetësi do ia shumëfishojë në të pafundmët ditë në Ringjallje.

Lamtumirë Willy, fitove luftën e mirë, tani nuk i përket më botës së hijeve, por botës së Dritës, e Zoja e Shkodrës të del në pritje.

I paharrueshëm kjoft kujtimi i tij. Mos i mungoshin Shkodres e Shqipërisë kesi të ngjashëm, e kishës deshmitarë të tillë. I lehtë të kjoft dheu, o vreshtar i palodhur i urtisë, engjëll i plejadës së të ndriturve, pushofsh në paqe.

 

Dom Artur Jaku

 

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.