Letra e Benediktit XVI: “Jam në shtegtim drejt Shtëpisë, rrethuar me dashuri e mirësi”

261
0
Share:

Papa i nderit, Benedikti XVI, u përgjigjet përmes një letre ardhur dorazi në selinë romake të gazetës italiane “Corriere della Sera”, lexuesve të shumtë, të cilët duan të dinë për shëndetin e tij. Thotë se “po e lënë dalëngadalë forcat fizike” e flet për dashurinë, me të cilën e rrethojnë në Vatikan.

Letra, që i adresohet gazetarit Massimo Franco, mbërriti dje paradite – “urgjente e për t’u dorëzuar në dorë” – në selinë romake të “Corriere della Sera”, nga Kuvendi “Mater Ecclesia” në Vatikan, kur Papa i nderit banon pas tërheqjes nga papnia, pesë vjet më parë.

“I dashur dr. Franco – shkruan Benedikti XVI – më mallëngjeu fakti që shumë lexues të gazetës suaj dëshirojnë të dinë si e kaloj këtë periudhë të fundit të jetës sime. Për këtë, mund të them vetëm se, ndërsa më lënë dalëngadalë forcat fizike, shpirtërisht, jam në shtegtim drejt Shtëpisë. Është hir i madh për mua të jem i rrethuar, në këtë pjesë të fundit të udhës, nganjëherë pak e lodhshme, nga një dashuri e një mirësi e tillë sa nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Prandaj, e konsideroj edhe pyetjen e lexuesve tuaj si shoqërim për këtë pjesë. Nuk mund të bëj tjetër – përfundon Papa i nderit – veçse t’i falenderoj, duke siguruar nga ana ime lutje për të gjithë. Përshëndetje të përzemërta, Benedikti XVI”.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.