Mblidhet në Shkodër Konferenca e Pestë e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës

266
0
Share:

Sot pasdite, në ambientet e “Hotel Colosseu” në Shkodër, filloi punimet Konferenca e Pestë e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (Consilium Conferentiarium Episcuporum Europae CCEE).

 

Kjo Konferencë pa dyshim që i bën ndere qytetit tonë e sidomos të gjithë atyre që tradicionalisht mbi vlerat e besimit kanë ndërtuar marrëdhenie të mira fqinjësie, miqësie e bashkëpunimi.

Në Konferencë marrin pjesë delegatë nga të gjitha vendet Evropiane si përgjegjës të sektorit dialogues me Islamin.

Fe dhe përshpirteri mes të krishtëreve dhe myslimanëve.

“Të shikohet Islami dhe myslimanët përtej sterotipeve dhe paragjykimeve, imazheve të gabuar nga disa mjete të komunikimit, të tilla si sjellje fanatike dhe të dhunshme të një pakice të myslimanëve…” Kjo është ajo që thekson Jean-Louis Tauran, Kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, në një mesazh dërguar pjesëmarrësve nëpërmjet delegatëve kombëtarë të Konferencave Episkopale Evropiane për dialog me Islamin. Në mesazhin e lexuar nga Imzot Khaled Akasheh, kreu i departamentit të Vatikanit për Islamin, riafimrohet “një qëndrim i qartë nga ana e autoriteteve fetare myslimane, si dhe nga çdo mysliman rreth çështjes së dhunës në emër të fesë. Është e nevojshme për të parandaluar atë padrejtësi qe identifikon Islamin dhe dhunën. Në Islam ekzistojnë me të vërtetë burime morale dhe shpirtërore fetare, shumë prej të cilave janë të përbashkëta me të krishterët dhe hebrejtë.”

“Të krishterët dhe myslimanët – shtoi kardinali Tauran – duhet të nxisin respektin e ndërsjellë, objektivitetin në të folur dhe të shkruar mbi një fe tjetër, dashamirësinë, dhembshurinë dhe mëshirën aq thelbësore në traditën islame dhe aq më tepër të dashura për Papa Françeskun “. Përveç kësaj, “ne kemi nevojë për një përpjekje të re nga të dyja palët për të shmangur” gjuhën e urrejtjes” e cila është burimi i dyshimit të ndërsjellë, diskriminimit, përjashtimit, margjinalizimit dhe pakënaqësisë”.

Mesazhi përfundon me një mendim të mirënjohjes për Shqipërinë, një vend – shkruan Tauran – i cili “mund të citohet si një shembull i marrëdhënieve të respektueshme dhe të frytshme ndërmjet të krishterëve, myslimanëve sunitë si dhe bektashinjve. Persekutimi fetar i vuajtur nga të gjithë besimtarët në këtë vend nën regjimin ateist është një tjetër element afrimi”.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.