Mesazhi i Presidencës së Konferencave Ipeshkvnore të Evropës

148
0
Share:

Mesazhi i Presidencës së Konferencave Ipeshkvnore të Evropës mbi sulmet terroriste në Paris.

Shkëlqesisë së tij Imzot Georges Pontier,

Arqipeshkëv i Marjesës dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Francës

Zotit Kardinal André Vingt-Trois,

Arqipeshkëv i Parisit

 

Llahtari i sulmeve terroriste në Paris dhe në Stadiumin e Francës, mbrëmjen e datës 13 nëntor, që kanë shkaktuar shumë viktima dhe plagosur shumë të tjerë, kanë zhytur në zi krejt njerëzimin. Presidenca e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës dhe sekretariati i tij bashkohen në lutje për vuajtjen e familjeve të viktimave, me dhimbjen e popullit francez dhe me britmën e atyre që kërkojnë të jetojnë dhe të ndërtojnë paqen. Po e përsërisim: askush në botë nuk mund t’i justifikojë këto akte të dhunshme, mizore dhe të shëmtuara. Do të lutemi për të gjithë ata që në këto sulme kanë humbur jetën që të pushojnë pranë Atit të mëshirshëm dhe që, në këtë provë, i Gjithëpushtetshmi të ngjallë tek të gjithë ndjenja paqeje dhe solidariteti, sidomos te këto bashkësi.

 

Kardinal Péter Erdő, President i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës

Kardinal Angelo Bagnasco, Zëvendës-President i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës

Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, Zëvendës-President i Konferencave Ipeshkvnore të Evropë

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.