Mons. Vinçenc Prennushi, ofm

940
0
Share:

Kryeipeshkëv i Durrësit

I lindur në Shkodër me 4 shtator 1885.

Ndoqi shkollat deri në lice në kolegjin e françeskanëve në Troshan, e teologjinë në Tirol në Austri.

Kremtoi meshën e parë me 19 mars 1908.

Qe drejtor i shtypshkronjës françeskane, i kolegjit françeskan, Guardian i Kuvendit të Shkodrës. Dy herë qe provincial.

Me 19 mars 1936 u shugurua Ipeshkëv i Sapës e pastaj u emërua Kryeipeshkëv i Durrësit. Njeri i përvujtë, i zellshëm, i butë, organuzues i ipeshkvisë, njeri shumë i mençur dhe shkrimtar i mirë.

U arrestua më 19.05.1947 dhe u dënua me 20 vjet burgim.

Vdiq në burg në Durrës, më 19 mars 1949.

Martir i fesë.

prennushi

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.