Ndahet nga jeta Kardinali Ivan Dias

472
0
Share:

Kardinali Ivan Dias, me origjine indiane, vdiq sot në moshën 81 vjeçare. Ai ishte i sëmurë për një kohë të gjatë. Ka lindur në Mumbai, 14 prill 1936.

Meshtar që nga viti 1958, ka studiuar në Romë dhe specializuar në Te drejten Kanonike dhe ka qene pjesë e shërbimit diplomatik të Selisë së Shenjtë.  Ai u shugurua Arqipeshkev nga atëherë Sekretari i Shtetit Kardinali Agostino Casaroli. Në vitin 1982, u caktua Nunc Apostolik në Benin, Togo dhe Gana

Në vitin 1987 ai u transferua në Korenë e Jugut dhe në vitin 1991 në Shqipëri ku mirepriti Papa Vojtila, i cili kishte ardhur per te rindertuar nje kishe martire shqiptare. Me 25 prill 1993 si Nunci Apostolik mirëpret Pap Gjon Palin e II në Tiranë.

Më 8 nëntor 1996, Papa Vojtila e ngriti ne detyre si Arqipeshkev i Bombei, dhe në shkurt të vitit 2001 u pranua në Kolegjin e Kardinalëve duke i dhënë atij titullin presbiterale dello Spirito Santo alla Ferratella.

Kardinali Dias ishte një mik i madh i Nënë Terezës së Kalkutës. Ajo ishte e lidhur me te nga dy shërbime si Nunci në Shqipëri, si edhe Arqipeshkvi indian i një prej qyteteve të mëdha e më të vështira të nënkontinentit indian. Ai do të kthehej në Romë në maj 2006, kur Papa Benedikti XVI e zgjodhi atë si Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve.

 

Pushofsh ne Paqe Imzot!

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.