NËNTORI I BARDHË

385
0
Share:

Rendom do të quhej fati apo rastësia, ndërsa në bindjen time gjithçka emertohet e kuptohet si Provani Hyjnore të jem këtu në këtë pozicion, përballë ngjarjeve  që rrenjosen thellë në kujtesën e një populli e i japin formë historisë.

Viti që  sapo lam pas, së bashku me atë erë nentori që provanisht  ka ndryshuar klimën e Shqiprisë duke sjell mot-mote historike nuk mund të kalonte ashtu në emocionin e asaj dite, por deshëm ta shkruajmë me germat e një cerek shekulli lirie,  atë nisëm kurajoze,  atë deshmi të vazhdueshmërisë apostolike, atë forcë që ndriçonte mendjen duke i larguar nga bota e hijeve, ta tregonimin thjeshtë përmes NENTORIT TË BARDHË.

E kaluara na ka treguar se Nëntori ishte muaji i përkedheljes së fateve tona historike, ishte muaji kur  Gjergj Kastrioti mbërriti në trojet e arbërit, Ismail Qemali shpejtoi hapin  për të ngritur flamurin në Vlorë, Shqipëria u clirua në nëntor dhe u ri-zgjua përsëri me 4 nentor 1990.

Kremtimi i Meshës së parë Publike në Varrezat e Rrmajt  nga dom Simon Jubani me 4 nentor 1990, është një referenc që duhet të ngadalësoi pavemendjen tonë monotone që jeton të zakonshmet dhe harron të rëndsishmet.

Në këtë kuadër kemi bërë përpjekjet maksimale për ti dhënë gjithë vëmendjen e merituar kësaj ngjarje që në thelb ishte shumë më shumë sesa një “Meshë” që do të thotë ishte më e bardhë sesa bardhësia, ishte dita kur qielli u bë shtrojë e toka u bë qiell për ata që kishin tentuar të realizonin të kundertën. Pikërisht për këtë arsy jemi këtu, të gjithë autoritete shtetore e kishtare, intelektual dhe njerëz të thjeshtë, besimtarë e jo besimtarë, për të promovuar modestësisht një vepër që krenarisht na përket të gjithëve.

Në pritje të nentorit të bardhë, 2 projekte të rëndësishme morën jetë. Rikontrusioni i Kapeles së varrazave të Rrmajt që nga nentori i këtu e 25 viteve më parë, shumë pak ishte kuruar por fal bashkpunimit me Ministrinë e Kulturës, sot ndricon me atë hijeshi arkitektonike që vetëm në Rrmaj pushon. Varrezat shënje e një emancipimi e qytetërimi rrethoheshin nga një mur-gardh që për 25 vite shëmntonte lashtësinë e madhështinë e këtyre varrezave, fal sërisht bashkëpunimit zveshëm xhorodin 25-vjecare, ruajtëm gjurmët shekullore e ndertuam estetikisht pjesën e murit ballor.

Projekti i oborrit të Katedralës së Shkodrës, është një projekt ambicioz që kërkon të sinkornizojë madhështinë pamore, çasjen e lirisë, format e gedhendura të tavanit të Idromenos, muzeoun dioqezan, shtatoren e lirisë e të gjitha strukturat e tjera që së bashku formojnë ansamblin e të ashtë quajtres “ Kisha e Madhe”.  Raportet midis kishës që është Nënë dhe qytetit bijëve të saj vihen në një marrëdhënije pa mure, pa ndarje, e gatshme të mirëpres këdo. Me lejoni që tju falënderoj të gjithë ju kontribues, të falenderoj strukturat shtetërore, lokale e qëndrore që kanë na kanë ndihmuar në mbylljen e fazës së parë të punimeve dhe që do të vazhdojmë me fazën e dytë e të fundit.

Skulptura e rivendosur e Agim Radës është një vlerë e shtuar për këtë katedrale, këtë Kishë-Nënë, këtë qytet që denjësisht qëndroi stoike si dhe për të gjihtë ato të cilët do ta vizitojnë. Sa herë edhe robërimi i lirisë apo lufta për liri të na i lidh duart, kurrë shikimi mos të zbres nga lartësitë në të cilat të gjithë jemi të grishur. Historia sa herë reflektohet, mijera km largohet nga mundësia për tu përsëritur sërisht, prandaj faleminderit Mjeshtër për këtë shtatore të Marterizimit.

Në librin monografikë “Nëntori i Bardhë”, ka shumë ngjarje të cilat edhe për efekt kohe spo i ripërsëris, por si thojnë italianët Carta Canta, shpresoj të këndojnë  në secilen germ e cdo nisem e nderrmarrë të jap frytin e dëshiruar.

Të dashur të ftuar, puna e jonë është një pikë në oqeanin e trashigimisë që na është transmetuar, por edhe kjo pikë do i mungonte.  Dua të përmendi bijën tonë që u bë nëna e të gjitha kombeve, Nënë Terezen që këtë vit do të lavdërohet si shejteresh në lteret e mbarë botës. Gjithashtu këtë vit presim shpalljen e 40 martirëve nga papa Francesku e unë uroj që të vazhdojmë bashkpunimin për tju dhuruar  kurorën e angazhimit e të vazhdimit të endrres së tyre.

Nënë Tereza e martirët sduhet të jenë refren i krenarisë sonë, por pjesë e punës sonë për të shembëllyer vlerat e dashurinë si të tyren, për të mposhtur semundjen e indiferencën.

E një pyetje dua t’ja bëj vetës:   sot po gëzojmë frytin e martirëve, guximin e Meshes së Parë;  po pas 25 viteve a do të ketë ngjarje të kësaj besnikërie e dashurie? A do të kemi të rinj si Mark Çuni, ipeshkvi si imzot prendushi, meshtar si Dom Ndre Zadeja, motra si Marie Tuci, politikanë si Gurakuqi apo Kacorri, poet si Fishta, shpipdashes si dom Ndoc Nikaj, emigrant si Martin Camaj?!

Nëqoftëse jo, skemi punuar aq sa duhet, skemi dashur aq sa duhet, skemi dhuruar aq sa duhet dhe skemi njohur asnjerin nga ato aq sa duhet.

Së fundi, në qoftëse smund të jemi në lartësinë e këtyre figurave, mos të ndalemi së dhënë botës më të mirën e mundshme e të jemi të bindur se historia, Nënë Tëreza, Martirët do të rreshtohen në frontin tonë.

Lista e atyre që meritojnë për tu falenderua është e gjatë, Nentori i Bardhë i ka shënuar emrat tuaj me ngjyren e  mirënjohjes.

Aristoteli thoshte:  Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me rëndësi të organizohet paqja..

Liria u fitua, detyra më e veshtirë është për ne, ta bëjmë funksionale, ta bëjmë pjesë të realiteve të përditshme shoqërore, familjare, kishtare e politke.

Zoti ju bekoftë e na ndricoftë për të qënë dritë për botën!

Faleminderit!

Dom Artur Jaku

Adm/famullitar i Katedralës “Shen Shtjefni”, Shkoder.

31.01.2016

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.