“O Zot! E çka duhet të baj ma shumë për të kenë shqiptar!“

2079
1
Share:

Më 25 mars 1945 Dom Ndre Zadeja, së bashku me 13 shokë të tjerë, u nxorrën nga burgu për t’u çuar drejt vendit të ekzekutimit. Të gjithë të burgosurit ishin të frikësuar. Shokët e tij meshtarë, para se të dilte, i dhanë bekimin nëpërmjet derës së vogël të burgut. Dom Zadeja u gjunjëzua së bashku me të gjithë të tjerët. Në vendin e ekzekutimit, pas varrezave katolike të Shkodrës, iu afrua Dom Tom Lacaj për t’i dhënë zgjidhjen e fundit të mëkateve. Dom Zadeja e falënderoi atë me këto fjalë: “Të falënderoj që ke ardhur këtu për të m’i lehtësuar vuajtjet”. Pas pak çastesh, qyteti i Shkodrës dëgjoi krismat e mitralozit që shtrinë përtokë 14 vetë.

“Ndërsa e pushkatonin, me duart përpjetë drejt qiellit tha:
“O Zot! E çka duhet të baj ma shumë për të kenë shqiptar!“
Këte e dëgjoi e gjithë skuadra e pushkatimit. E në atë skuadër vdekjeje qe edhe një partizan korçar, i cili, siç duket, i penduar, ia tha baxhanakut të tij shkodran Gjon K., e ky ia tregoi të tjerëve“.

 

  • Imzot Frano Ilia

dom-ndre-zadeja

Share:

1 comment

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.