P. Gjon Shllaku, ofm

863
0
Share:

I lindur në Shkodër, më 27 korrik 1907.

Qe nxënës në shkollën fillore dhe të mesme të françeskanëve në Shkodër dhe të liceut “Illyricum”.

Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanio-s në Belgjikë, për shkenca; për filazofi e teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931.

Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve në Shkodër.

U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua me 4 mars 1946 me P. Faustin, P. Dajanin, me seminaristin Mark Cuni, e me laikë të tjerë.

Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë.” Shprehje e heronjve të kohës moderne, shprehja e forcës së dhënë nga Shpirti Shenjt, si në të gjitha kohërat heroike.

Martir i vërtetë

p-gjon-shllaku-ofm

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.