P. Karl Serreqi, ofm

1142
0
Share:

I lindur në Shkodër, më 2 shkurt 1911.

Kreu shkollën e mesme tek françeskanët dhe teologjinë në Pescia (në Itali).

U shugurua meshtar dhe kremtoi meshën e parë me 29 qershorë 1936. Qe famullitar në zonat më të vështira të maleve (Nikaj-Mertur).

U arrestua me 9 tetor 1946, sepse organet e sigurimit donin të dinin se çfarë i kishte thënë në rrëfim një person politik.

Ai, besnik fshehtësisë së rrëfimit, nuk tha asgjë gjatë torturave.

U dënua me vdekje me 18 janar 1947, por pas pak ditësh dënimi iu ndërrua në burgim të përjetshëm. Vdiq në burgun e Burrelit me 5 prill 1954.

 

Është martir i fshehtësisë së rrëfimit.

p-karl-serreqi-ofm

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.