P. Luigj Paliq, ofm

890
0
Share:

I lindur më 21 shkurt 1879 në Janjevë (Kosovë), në Kryeipeshkëvinë Shkup- Prizren.

Pas shkollë fillore në vendin e lindjes, u transferua në Shqipëri dhe hyri pastaj në familjen rregulltare të fretërve minorë, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Në Troshan bëri noviciatin. Vazhdoi studimet filozofike në Itali ndër vitet 1896- 1901. U shugurua meshtar më  21.09.1901  Pas shugurimit shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe Gllogjanit, si edhe në shenjtëroren e shën Antonit në Gjakovë. Ndërroi emër nga Mati në Luigj, sepse ishte shumë i prekur nga jeta e shën Luigjit Gonzaga. Pas shugurimit u ndalua në Romë edhe për dy vite të tjera studimi pasuniverzitar.

Ndërmjet 1905-1907 qe famulliatr në Arqipeshkëvinë e Shkodrës.

Ndërmjet 1907-1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën Antonit të Gjakovës në Kosovë.

U martirizua në Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks, ditën e 7 marsit 1913.

p-luigj-paliq-ofm

Share:

Leave a reply

Opinion