P. Mati Prendushi, ofm

990
0
Share:

I lindur në Shkodër, më 2 tetor 1881.
Ndoqi shkollën fillore, të mesmen dhe liceun në shkollën françeskane në Shqipëri. Vazhdoi studimet e filozofisë në Graz (Austri).
U shugurua meshtar më 25.03.1904. Mori pjesë në kryengritjen e Malsisë së Madhe dhe në Deçiq në vitin 1911. Ishte me Dedë Gjon Lulin dhe të tjerët kur u ngrit flamuri shqiptar.
Qe provincial i françeskanëve në Shqipëri nga viti 1943 deri në vdekje. Dha jetën e vet e lirinë e vet në flijim për të mirën e Shqipërisë. Qe dënuar me vdekje nga serbët, por pas një ndërhyrjeje të mbretit Nikolla të Malit të Zi, qe falur. Në 15.11.1946 qe arrestuar me akuzën e rremë se kishte fshehur armë nën elterin e shën Antonit në kishën françeskane të Shkodrës, dhe për këtë qe pushkatuar nga komunistët.
Fjalët e tij të fundit janë dëshmi feje: “Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Po vdesim në krye të detyrës të pafajshem, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnia ! Ua bajmë hallallë gjyqit dhe atyne që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!” (Dosja 1302/2A. Arkivi M.M.Tiranë.) U pushkatua më 11 mars 1948, tek varrezat e Rëmajit.
Martir i vërtetë.
mati-prendushi

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.