P. Serafin Koda, ofm

912
0
Share:
  1. Serafin Koda, ofm

I lindur më 25 prill 1893 në Janjevë, në Kosovë.

Kremtoi Meshën e tij të parë me 30 korrik 1925.

Ishte famullitar ne Lezhë, kur qe arrestuar e torturuar.

E arrestuan pas një takimi, të bërë nga françeskanët në Lezhë për arsye ekonomike, të cilit organi i sigurimit donte t’i jepte kuptim politik, sikurse e kishin zakon ata. Kërkonin dëshmi nga P. Serafini, por ai nuk pranonte të akuzonte vëllezërit e vet.

Ka vdekur, në Lezhë, ndër tortura, më 11.05.1947, pasi që ia kanë futur thonjtë në fyt, duke i bërë që të dilnin venat nga fyti.

Ka qenë misionar i zellshëm.

Infermierja Marie Ndoja, që e mjekonte në momentet e agonisë, e varrosi fshehtazi nën një ulli të oborrit të kuvendit, e pas dëshmisë së saj, janë gjetur eshtrat e tija më 16 shtator të vitit 1994. Eshtrat e tij pushojnë në muret e Kishës françeskane të Zojës Nunciatë në Lezhë.

p-serafin-koda-ofm

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.