Prezantimi i logos së 25-vjetorit të Meshës së Parë.

227
0
Share:

Ndërsa na ndan vetëm një muaj nga përkujtimi i datës 4 nëntor 1990 Mesha e parë pas viteve të gjata presekutimi, ndalimi e dhunimi, prezantojmë sot kalendarin e aktiviteteve së bashku me logon e 25 vjetorit të Meshes së Parë. Kemi zgjedhur gjestin e dhurimit të gjakut, lëngut të jetës për të bërë zyrtarizimin e kësaj ngjarje të guximshme lirie që dëshmojë dashurinë e popullit tonë për Krijusin.

Në qendër të logos është një pemë e përbërë me rrenjët, trugun e kurorën me gjethe. Pema e jetës. Pema ka formen e  një çinari që ndodhet në vendin ku u pushktuan një numër i madh martirësh të njohur e të panjohur. Sikur të kishte gojë cfarë nuk do të fliste për turturat e qëndresën deri në klithje «Rroft Krishti Mbret». Një pemë që na kujton edhe lashtësinë e këtyre trojeve, të ungjellizuara nga apostujt të cilët mbjellen së pari besimin në një popull që më përpara ishte paganë. E kaluara e historia është vetdija e një populli që kërkon të orientohet drejt të ardhmes prandaj kjo logo kërkon të na kujtojë rrenjët tona e jo vetëm kaq por edhe Shpresën (Zotin) që na ka mbështjellë gjatë gjithë historisë sonë. Logoja është historia në miniaturë e vendit tonë, që na nxit të frymëzohemi e të marrim mesazhin e jetës, shpresës e të qëndresës. Liria është sfidë e përditshme, që kërkon dhurim të përditshem e kjo na kujton drunin e jetës, Kryqin.

Duam të falenderojmë të gjithë gjithë personat të cilët kanë kontribuar me ide por falenderimi kryesor dhe më i vecantë shkon per dizenjatorin Euxhenjo Makaj.

Faleminderit Euxhenjo!

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.