Projekti i oborrit te Katedrales.

271
0
Share:

Katedralja e Shën Shtjefnit Shkodër daton që në shekullin e XIX. Pa dyshim që për nga rëndësia religjoze, arkitektonike, historike është një nder objektet më të rëndesishme të Shqipërisë, e për katolikët është zemra e kishave bija. Vitet, shekujt ka lënë gjurmë, e kanë ndryshuar e shndërruar, por prap fuqia e saj shpirtërore ka ndricuar mbi kohërat. Në fillim është nisur me disa piketa, më pas ka kaluar në përmasa madheshtore, është rrethuar, është shnderrua, është rikthyer prap besimtarëve e ndërsa sot po “vishet” nga një projekt që synon të trupëzojë edhe doktrinën. Një katedrale e hapur, e gatshme të mirëpresë kalimtarët, besimtarët. Bukuria e fuqia e saj, sot do të rrezëllisë e parrethuar dhe e hapur në një marrëdhenje të re me qytetarët. Një projekt që do të kalojë nëpër 3 faza e do të synojë  që qyteti të jetë oborri i saj. Gjithashtu është duke u punuar edhe për muzeun dioqezan në mënyrë që katedralja të jetë pikë referimi edhe për turizmin kulturor, e të gjithë të kenë mundësi të njihen me historinë e katedralës dhe jo vetëm, por edhe të kishës shqiptare. Projekti është ideuar nga arkitektja Ester Pagnoni dhe Simona Basilico. 25 vite nga Mesha e Parë, të gjithë të mobilizuar që pas 25 viteve mbi kishën të fryjë po ajo dashuri e po ajo kurajo për të ndryshuar të ndrysheshmen, e për të vlerësuar trashegiminë duke ju lënë më të mirën e mundshme brezave të ardhshëm.

Share:

Leave a reply

Opinion