Promovimi i librit te Dom Ndoc Nikaj

198
0
Share:
Sot është një ditë e rendësishme për këtë famulli e për qytetin tonë dhe jo vetëm kaq por edhe për historinë e  letersinë kombëtare.
Është ndër ato ditë që përditshmëria thyhet nga e pavdekshmja, e zakonshmja nga e rendësishmja, shtrembërimet nga e verteta. Ndërsa kanë kaluar 25 vite nga kremtimi i Meshës së Parë, risjellim sot një autor; që pa frikë mund ta quajmë promotorin e lirisë, romanacierin e parë shqiptarë, frymëzuesin e pavarsisë, ligjeruesin e historisë kombëtare, klerikun e kësaj dioqeze, birin e këtij qyteti.
Dom Ndoc Nikaj lindi në Shkodër me 15 qershor 1865 dhe vdiq në vitin 1951.  Është autor i shumë veprave ndër ta edhe “Historia e Shqypnis” për të cilin do të kumtojnë sot përsonalitete të shquara të cilët shfrytëzoj rastin për ti falenderuar për punën dhe gadishmërinë e tyre.
Jeta dhe Vepra e dom Ndocit të frymëzon për të folur gjatë edhe pse fatkeqësisht në gjithë këto vite është folur shumë pak ose më mirë është folur aq perciptas saqë fuqia e fjalës së tij nuk ka depërtuar mjaftueshëm ndër gjenerata.
Kontributi për të rrenjësour shqipën ndër germa është tentuar të varroset me trupin e tij.
Per këtë kolos të letrave në gjuhen shqipe  nuk mjafton një konference, as disa artikuj, as disa studime e ribotime. Dom Ndoc Nikaj ishte talenti I guximshëm që të shtynë drejt shtigjeve të lirisë, drejt kurajos së zbulimit të asaj që nevojitet përtej castit.
Eshtë shkrimtar e meshtar që nxit ndërtimin e urave të komumikimit dhe te dialogut edhe aty ku muret e larta kanë mbyllur ndjenjat e vëllazërisë. Tek libri “Kujtimet e Jetes se Kalueme” ai përshkruante se ishte ndër të parët klerikë që ka guxuar të shetisë në të ashtë quajtura lagje muhamedane, kërkon të flas më fjalën që ska kufijë jugor e verior.
Është autori i idealeve të mëdhaja, kurues i plagëve e mentaliteveve mytëse, është ndër të parët që e zbuloi  fytyrën e vertet të komunizimit përpara se të shfaqej e të bëhej realitet i dhimbshem.
 
Kur jeta e dom Ndocit numëronte të tëtëdhjetat, një jetë sic e përshkruante Ai  të mbushura me trazime gjithfarësh, presekutohet edhe nga sistemi i fundit që përjetojë.
Shkrimtari Visar Zhiti e përshkruan : “Guxuan dhe e dënuan Plakun-perëndi! Vunë prangat mbi ato duar apostulli, që duhej t’i puthnin. Ato duar që shkruan shqip, kur nuk lejohej.
Do të doja që ta mbyllja këtë fjalë të hapjes, për tju dhënë kohë më shumë studiusve për të folur me specifikisht. Me lejoni edhe njëherë tju falenderojë perzemersisht që u bëtë pjesë e kësaj konference. Shpresoj fort që ky ribotim do të jetë një nxitje për të jetësuar idealet e dom Ndocit,  për të mos u ndalur në rrugën drejt përparimit e për ta dasht shqipërinë si nuse të shpirtit.
 
Faleminderit!
– Dom Artur Jaku
Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.