Rrmaj – 25 vjet nga Ringjallja e Shqipnise!

198
0
Share:

Vorret tona nuk kane pllaka te thjeshta perkujtimore mbi to, porse ne keto pllaka asht skalite me germa zjermit ringjallja jone. Mbi gure mermeri asht shkrue shqip, gjuha e lirise edhe atehere, ne kohen e territ, kur kjo gjuhe e bekueme qe na la i pari, ishte ndalue gjithandej. Rrmajt jane tashma Bazilika e kombit tone, stolise me obeliske lavdije. Ne keto rreshta prej mermerit dhe guresh te bardhe prehet ne banesen e fundit, krenaria e popullit tone, mbijetesa jone. Ketu kane gjete qetesine e fundit tokesore poetet, dija, shkenca dhe arti shqiptar. Vetedija e kombit tone ashte ruejtun ne keto rreshta mermeri me kryqa te arte amshimit. Kapelja e Rrmajit asht ma shume se nji muzeum i gjalle, ajo asht bazilika ku brezat marrin bekimin e dijes per nji te ardhme plot shprese dhe prosperitet. Kjo kapele asht nji porosi hyjnore per kombin tone, asht nji bese e dhane per tane shekujt. Ketu ne mes te vorreve te heshtun ruhet tebarnakulli i shpirtit te kombit, ketu asht mesha e ringjalljes tone. Ne kyt vend te shejte prehen ata qe shkruejten poezite e para, ata qe hodhen notat e para te simfonise shqiptare. Ky vend i shejte asht i vizatuem nga piktoret e vet, ai asht ndertue prej arkitekteve te vet e ne mermerin e tij ruen kujtesen e ndertuesve te vet. Sa here jashte ketyne mureve fantazmat e koheve kane kerkue me hjedhe hijen shkaterruese, dhe kane ike ne theqafje. Ky vend i shejte asht tempullli ku ruhen dishepujt e kultures shqiptare dhe pa keto dishepuj nuk kishte me pase Shqipni as sot e ksaj dite. Kapela katolike e Rrmajt asht ma shume se nji strehe e fundit, ma shume se nji dere per kalimin ne perjetsi. Kjo asht kapelja e kombit shqiptar. Kjo Kapele asht njiheresh teatri dhe drama e rritun se bashku. Ketu ne Rmaj cdo peme e ka nji histori me e kallxue e cdo gur i bardhe e ruen kujtesen e kombit. Ne muret qe rrethojne jane te shenueme thirrjet e martireve, mrenda tyne jane fute lutjet e fundit perpara se me marre rrugen hyjnore: Fali o At se nuk dijne ca bajne! Prandaj meditoni ne heshtje kur te kaloni prane ketyre vorreve sepse afer jush nuk gjindet thjeshte nji pllake vorrit, ata jane pllaka qe mbyllen dikaturen ne te zezen e vet dhe mbi to asht shkrue me shkronja zjemrit ringjallja jone.

Ringjallje ne dimen!

Per ditet e purgatorit qirat ndrijne ne heshtje kujtimet tona. Ne nandor kur zemra e tokes ngrine prej te ftoftit na kujtojme shpirtat ne amshim. Njiheresh lutena per to dhe kerkojme lutjen e tyne. Krishtenimi asht nji dashuni e ndersjellte. Ne nji Nandor te tille para 25 vjetesh ndodhi Ringjallja jone, ringjallja e nji kombit te shtypun nga diktatura ma e eger. Nji Meshtar flokebardhe hyni ne historine tone si deshmitari i pare i ringjalljes shqiptare mbas diktatures. Dom Simon Jubani dhe ata shkodrane trima, jane deshmia e pare e ringjalljes. Para 25 vjetesh ketu ne Rrmaj, Shkodra, kjo rranje e gjalle e Shqipnise cili lulen e pare mbas 50 vitesh dikature. Qe nga ajo dite Shkodra ka ndryshue, njashtu si ndryshon nji Cinar i madh qe sa ma shume leshon rranjet ne toke aq ma fort i shtrin krahet ne qiell. Mijra filiza qe cilen prej kesaj rranje tashma kane marre rruget e kontinenteve te dijes, artit e shkences, me Besen dhe Atdheun ne zemer. Ringjallja e ketij Nandori e ka kthye kapelen e Rrmajt ne nji Bazilike te gjalle te besimit te kombit tone. Ketu nuk ruhen vetem kujitmet private te njerzve, porse ruhet kujtesa e kombit shqiptar. Ca don me thane te jesh Shkodran? A mjafton te jesh linde dhe rrite ketu? A mjafton vetem me ndeze nji qiri ne Rrmaj nji here ne vjet? Me kene shkodran don me thane me kene deshmitar i Ringjalljes. Me kene shkodran don me thane me kene pjese e asaj rranjes se gjalle te Shqipnise qe ne cdo shekull e perjeton Ringjalljen dhe asht deshmi e saj. Te jesh deshmitar i Ringjalljes nuk asht nji luks i perditshem, porse nji Kalvar Hyjnor mbi krahet tone. Prandaj te jesh shkodran don me thane te jesh nji bekim per te ardhmen e ketij vendi. Ne ket 25 vjetor ridimensionohet edhe nji here vetedija e shqiptarit. Ajo gjen misherim te Unjilli i gjonit 17.21 “Le te jene te gjithe nji , ashtu sic jana na te dy ne njeni tjetrin o At.”

Gjergj Kola –  Vjene 2015.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.