Shpalljet e Famullisë, 05 – 11 shkurt 2018

242
0
Share:

Ditën e hane, dt. 05 shkurt, asht e para e hane e muajit dhe, si zakonisht në Kapelen e Vorreve të Rrmajit, ora 09:00 do të jetë Mesha për shpirtnat e Purgatorit.

Po ditën e hane, në orën 16:00, në Katedrale do të kremtohet Mesha e Dritës për Loridana Kojën, engjëllin e vogël që Zoti e thirri afër vedit.

Gjithashtu, çdo të enjte vazhdojnë takimet me Universitarët mbi Fjalën e Zotit në ambinetet e Famullisë, menjëherë mbas meshës së mbasdrekës.

Ditën e shtunë, dt. 10 shkurt, asht përkujtimi liturgjik i Zojës së Lurdit. Në festën e Zojës së Lurdit kremtohet edhe dita kushtue të sëmurëve. Prandaj, në ktë ditë, Mesha e mbasdrekës në Katedrale i kushtohet të sëmurëve dhe do të fillojë në orën 15:00, jo në orën 16:00 si zakonisht. Në fund të meshës, do të jetë edhe Procesioni me të Shejtnueshmin Sakrament dhe bekimi i të sëmurëve. Iu bajmë thirrje të gjithëve që kanë të sëmurë në shtëpi, t’i sjellin në kremtimin e kësaj Meshe.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.