Shpalljet e Famullise 19 – 25 dhjetor 2016

764
0
Share:

Vazhdon Nandshja e Kshndellave deri në pritjen e Lindjes së Krishtit. Mesha nadje në Katëdrale është në ora 06:30.

Jemi në përgatitje të zemrave tona për të pritur Lindjen e Shëlbuesit, prandaj për tre ditë me radhë, e martë, e mërkurë dhe e enjte, duke filluar nga ora 15:00, në Katedrale do të ketë rrëfime.

Jemi në atmosferë feste dhe ditët e maratonës “Krishtlindje në qytetin tim”, vazhdojnë çdo ditë këtu në ambientet e Katedrales, me muzikë, kërcime e lojra. Gjatë këtyre ditëve edhe Panairi do të jetë i hapur gjatë gjithë ditës. Prandaj, Ju presim të gjithëve për të vizituar Katedralen, Betlehemin, ambientet përreth, panairin, festën…..sepse kjo është Krishtlindje në qytetin tonë.

Ditën e shtune, 24 dhjetor, në Katedrale, ora 22:00 do të jetë Mesha e Vigjiljes së Kshndellave. Lutemi që të mos përdoren krisma me fishekzjarre e kapsolla, në mënyrë që të mos prishet kremtimi dhe paqja e asaj nate.

Ditën e dielë, 25 dhjetor, është e kremtja e Lindjes së Krishtit.

 

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.