Shpalljet e Famullise 24 – 30 tetor 2016

804
0
Share:
– Diten e marte, 25 tetor, ora 18. 00, ne Katedrale Mesha do t’i kushtohet fillimit te sezonit te ri per studentet. Jane te ftuar qe te marrin pjese studente, mesues e prinder per t’ia kushtuar lutjet e tyne Virgjeres Mari, Selise se Dijes, qe t’i behet ndihme per ecurine e tyne ne shkolle. Mesha do te kremtohet nga Arqipeshkvi yne.
– Diten e merkure, 26 tetor, ora 18. 30 ne sallen Kardinal Mikel Koliqi, do te zhvillohet promovimi i librit “Imzot Vinçens Prennushi me shoke martire”.
– Ne pritje te dites se Lumnimit te 38 Martireve, per nje pergatitje sa ma te mire shpirterore, duke filluar nga dita e enjte, 27 tetor, do te filloje 9 diteshi.
– Diten e premte, 28 tetor, eshte perkujtimi liturgjik i Shen Simonit.
– Diten e shtune, 29 tetor, ora 19. 00 ne sallen Kardinal Mikel Koliqi, ne pritje te Lumnimit te 38 Martireve te Fese, do te shfaqet nje koncert nga Kori i Katedrales ne bashkepunim me orkestren Classic Sounds.
-Te dielen qe vjen, 30 tetor, nderron ora, prandaj kremtimet ne Katedrale do te jene me oren e re. Mesha e pare ne 7. 30, Mesha e dyte ne 10. 00 dhe Mesha e mbasdrekes ne 18. 00.
Orari i Meshes se mbasdrekes, duke filluar nga dita e hene, 31 tetor e ne vazhdim, gjate gjithe periudhes se dimrit, do te jete ne ora 16. 00.
– Ka dale Kalendari Katolik per Vitin 2017. E gjeni çdo dite ne Zyren e Famullise.
Share:

Leave a reply

Opinion