Shpalljet e Famullise 26 dhjetor 2016 – 1 janar 2017

878
0
Share:

Ditën e hënë, 26 dhjetor, është festa e Shën Shtjefnit, Martirit të Parë të Kishës dhe Pajtorit të Famullisë sonë. Meshët e kësaj dite në Katedrale janë: Mesha e parë në ora 7. 30 dhe mbasdreke Mesha solemne e udhëhequn nga Arqipeshkvi në ora 16. 00.

Në Kalanë Rozafa, Mesha do të jetë në ora 11. 00. Në ora 10. 00 nga Kisha Katedrale do të niset një autobus në dispozicion të besimtarve që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë kremtim.

Ditën e premte, 30 dhjetor, Kisha kremton ditën e Familjes Shenjte.

Ditën e shtunë, 31 dhjetor,është dita e fundit e vitit. Në Kishë, është zakon që në këtë ditë të falenderojmë Zotin për ndihmën dhe dhuratat që Ai na ka ba gjate vitit. Prandaj, në Katedrale, ora 16. 00 do t’a falenderojmë Zotin me Meshën “Te Deum Laudamus – Ty, o Hyj, të falenderojmë”.

Të dielën që vjen, 1 janar, është dita e parë e Vitit të Ri dhe Kisha në ktë ditë feston të kremten e Marisë Virgjër e Hyjlindëse.

Krishti e mbushtë zemrën dhe Familjen Tuaj me paqe e bekime. Për shumë mot Kshndellat!

 

 

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.