Shpalljet e Famullise 26 shtator – 02 tetor

687
0
Share:

1. Diten e marte, 27 shtator, eshte perkujtimi liturgjik i Shen Vinçensit nga Pauli, themeluesi i meshtarve dhe murgeshave vinçenciane qe sherbejne edhe ne Famulline tone.

2. Diten e enjte, 29 shtator, eshte perkujtimi liturgjik i Shen Mhillit.

3. Diten e shtune, 1 tetor, eshte perkujtimi liturgjik i Shen Terezes se Krishtit Femije. Ne Famulline tone kemi edhe Motrat qe mbajne kete emer prane Kishes se Shen Françeskut.

Po kte dite, ne Kishen Katedrale, ora 10. 00 do te marrin nga duart e Arqipeshkvit Imzot Angelo Massafra, Urdherin e Diakonatit, seminaristet Gasper Kolaj dhe Mark Pashkja. Te lutemi te gjithe se bashku qe Hyji i Gjithpushtetshem t’ia shndrise rrugtimin ne misionin e tyne te shenjte.

4. Diten e diele, 2 tetor, Kisha perkujton festen e Engjejve te Rojes. Kte dite Arqipeshkvi yne ka Diten e Emnit, prandaj Ju ftojme te gjithve qe te lutemi per Ipeshkvin tone. Njiheresh i urojme Emnin te gjithe atyre qe e gzojne kte emer.

5. Kane filluar per Kishen Katedrale regjistrimet e reja per katekizem prane Zyres se Famullise, nga ora 8. 00 – 12. 00. Regjistrimet jane per te gjitha moshat, duke filluar nga klasa e pare e ne vazhdim, duke perfshi edhe moshat e rritura. Femijet, te cilet do te fillojne vitin e dyte te pergatitjes per sakramente, nuk kane nevoje per regjistrim te ri, sepse listat e tyre disponohen nga Zyra e Famullise.

Share:

Leave a reply

Opinion

error: Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.